Ndërron jetë ish-zëvendëskryeministri britanik, John Prescott

Ish-zëvendëskryeministri britanik John Prescott ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Lajmi është bërë me dije nga familja e ish-zv.kryeministrit të ndjerë.

“Ai e kaloi jetën e tij duke u përpjekur të përmirësonte jetën e të tjerëve, duke luftuar për drejtësi sociale dhe duke mbrojtur mjedisin“, tha familja e tij.

Ish-aktivisti i sindikatave dhe ish-detari tregtar vuante nga Alzheimeri.

Prescott ishte një figurë kyçe e projektit të Laburistëve të Ri të Tony Blair-it , i parë nga shumë njerëz si ruajtësi i vlerave tradicionale të partisë përballë një lidershipi modernizues.

Ai u fisnikërua në vitin 2010 dhe u prezantua në dhomën e sipërme si Lord Prescott i Kingston on Hull, pasi ka shërbyer për katër dekada si deputet i qytetit.

Në një deklaratë të lëshuar pas vdekjes së tij, gruaja e tij, Pauline, dhe djemtë Johnathan dhe David thanë se përfaqësimi i popullit të Hull-it ishte nderi i tij më i madh.

“Me pikëllim të thellë ju informojmë se bashkëshorti ynë i dashur, babai dhe gjyshi, John Prescott, ndërroi jetë paqësisht dje në moshën 86-vjeçare. Ai e bëri këtë i rrethuar nga dashuria e familjes së tij dhe muzika xhaz e Marian Montgomery”, thanë ata.

Prescott pushoi së qeni anëtar i Lordëve në korrik të këtij viti pasi u përball me vështirësi shëndetësore.

Ai foli vetëm një herë në dhomë që nga një goditje në tru në 2019, tregojnë të dhënat zyrtare, dhe nuk kishte votuar që nga shkurti 2023.

Gjatë një karriere parlamentare që përfshin më shumë se gjysmë shekulli, Prescott shërbeu për 10 vjet si zëvendëskryeministër pas rrëshqitjes

Çfarë janë raketat balistike interkontinentale me të cilat Ukraina thotë se po sulmohet nga Rusia?

Ushtria e Ukrainës ka akuzuar Rusinë se ka nisur një sulm me raketa balistike interkontinentale në qytetin Dnipro.

“Sulmi ka nisur nga krahina Astrakhan, brenda territorit të Federatës Ruse”, tha Forca Ajrore e Ukrainës në një deklaratë. Ushtria ukrainase tha gjithashtu se janë lëshuar edhe raketa të tjera balistike, të cilat janë rrëzuar dhe nuk kanë shkaktuar dëme.

Raketat balistike interkontinentale janë armë me rreze të gjerë veprimi që lëshohen në hapësirë dhe më pas nga aty lëshojnë predhat që rifuten në atmosferë dhe godasin objektivin.

Ato vlerësohet se kanë një rreze veprimi minimalisht 5500 kilometra por sipas Qendrës për Kontrollin e Armëve, disa raketa specifike mund të arrijnë deri në 9000 kilometra.

Këto raketa lëshohen nga platforma të vendosura nëntokë apo mjete lëvizëse. Raketa e parë balistike interkontinentale është lëshuar në vitin 1957 nga Bashkimi Sovjetik. Dy vite më vonë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës lëshuan një raketë të tillë.

Lloje të tjera raketash balistike përfshijnë ato me rreze të ndërmjetme (3-5 mijë kilometra), rreze të mesme (1-3 mijë kilometra) dhe rreze të shkurtër (më pak se 1000 kilometra).

U kap me rreth 28 mijë euro në Kapshticë, arrestohet 50-vjeçari! Ja ku i kishte fshehur paratë

PKK Kapshticë/Goditet një rast i mosdeklarimit të parave në pikën e kalimit kufitar.

Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin turk A. D., 50 vjeç, banues në Stamboll.

Gjatë kontrollit të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kapshticë, në vijën e dytë, në kamionin që drejtohej nga 50-vjeçari, u gjet e fshehur në kabinën e kamionit, një çantë krahu me 27 915 euro dhe 2935 dollatë, të cilat ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.

Shuma e eurove dhe dollarëve u sekuestrua nga Policia, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Sërish lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë disa nga zëvendës drejtuesit në qarqe!

Pas emërimit të 12 drejtorëve të rinj të policisë në qarqe, kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka zëvendësuar edhe disa nga zv.drejtorët në qarqe.

Sipas gazetarit Igli Çelmeta, Edvin Ndreu shefi i komisariatit Nr.6 në Kombinat, do të transferohet në Lezhë, duke u emëruar zv/drejtor qarku.

Oligert Torba, shefi i komisariatit të Kamzës emërohet zv/drejtor në Drejtorinë e Qarkut Fier.

Ndërsa Bedri Hasanaj, zv/drejtori i qarkut Korçë për rendin, mësohet se është transferuar zv/drejtor qarku në qytetin e Durrësit.

Gjithashtu shefi i komisariatit të Shkodrës, Idriz Daulle, është transferuar zv/drejtor rëndi në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Emërimet janë në kryerje e sipër pasi pritet të ketë një rotacion edhe mes figurave të hetimit të krimit, që ende nuk janë prekur nga vendimarja e Prodës.

Disa prej tyre mund të shkojnë si specialist të thjeshtë në Drejtorinë Qendrore të Policisë, ndërsa disa të tjerë mund të transferohen në Akademinë e Policisë.

Ndërkohë drejtorët e mëparshëm në qarqe të Policisë së Shtetit, si Tonin Vocaj, Ardjan Çipa, Ermal Muçaj, Gjovalin Loka dhe të tjerë, janë çuar në departamentin e integrimit pranë Policisë së Shtetit, por mund të marrin edhe detyra të tjera.

EMRAT E DREJTORËVE TË RINJ TË POLICISË SË SHTETIT

Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi
Drejtor i Policisë së Fierit, Skënder Hitaj
Drejtor i Policisë së Durrësit, Vilson Bala
Drejtor i Policisë se Kukësit, Gentian Berberi
Drejtor i Policisë së Lezhës, Altin Mena
Drejtor i Policisë së Vlorës, Elidon Çela
Drejtor i Policisë së Gjirokastrës, Altin Merizaj
Drejtor i Policisë së Elbasanit, Fatmir Hoxha
Drejtor i Policisë së Beratit, Luigj Vathi
Drejtor i Policisë së Dibrës, Artion Duka
Drejtor i Policisë së Shkodrës,Fatmir Lleshaj
Drejtor i Policisë së Korçës, Erion Ahmeti

Shpërthimi në magazinën e fishekzjarrëve, kush ishin tre të rinjtë që humbën jetën tragjikisht

Tre të rinj ishin viktimë e një shpërthimit të fortë në një magazinë të jashtëligjshme fishekzjarrësh në Itali. Ngjarja e rëndë, që i mori jetën një 18-vjeçari shqiptar, Samuel Tafçiu dhe dy motrave binjake, Sara dhe Aurora Esposito, 26 vjeç, ndodhi pak ditë më parë në zonën e Napolit.

Të rinjtë që humbën jetë, ishin edhe prindër të dy fëmijëve. Tragjike ishte fakti që të rinjtë punonin në atë magazinë për vetëm 20 euro në ditë, në mënyrë të paligjshme dhe të pa siguruar.

Siç shkruajnë mediat italiane, pronari i magazinës ia ka regjistruar pronën vajzës së tij 13-vjeçare. Ai u akuzua për vrasje të shumëfishtë, fatkeqësi nga pakujdesia dhe posedim të paligjshëm të lëndës shpërthyese.

“Ibrahim Lici shkoi i plagosur edhe në spital”, Karamuço: Pyeti mjekët a vdes me këto plagë dhe iku

TIRANË- Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në “Real Story”, dha detaje për masakrën e Dobraçit, kur tha se Ibrahim Lici ka shkuar në spital i plagosur.

Nga aty, ai ka marrë konfirmimin e mjekëve se me plagët që ka marrë nuk rrezikon jetën dhe më pas është larguar. Ai shtoi se Ibrahim Lici, ka ikur i shoqëruar me dy makina nga Spitali i Shkodrës.

“Mos të them që ai person që shikoni ulur aty, është çuar më pas, e ka marrë trupin e vëllait, e ka futur në ambulancë, ka vajtur në spital , aty ka thënë o doktor, a vdes me këto plagë që kam. I kanë thënë ata jo. Ka ikur që andej dhe pastaj ka kërkuar ndihmë në klinika private. Ka shkuar në spital, ka kërkuar ndihme, ka verifikuar në çfarë gjendje është. Ka ikur I shoqëruar nga dy makina madje.”, tha ai./abcnews.al

“Ibrahim Lici në Dobraç”, eksperti kriminalistikës: Efektivët shtangën kur e panë

TIRANË- Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në “Real Story” bëri një deklaratë të fortë duke thënë se personi “misterioz”, i cili shfaqej në video në masakrën e Dobraçit ishte Ibrahim Lici.

Ai shtoi se Lici ka shkuar në spitalin e Shkodrës dhe ka pyetur mjekët nëse i rrezikohej jeta me plagët që kishte marrë. Sakaq, Karamuço u shpreh se njëri prej policëve e ka njohur Licin dhe më pas kanë mbetur të shtangur sa kanë “harruar” dhe procedurat elementare, që duhet të bënin në ngjarje të tilla.

Mjekët, siç shprehet Karamuço, i kanë thënë jo, dhe në këtë moment ai është larguar duke marrë shërbim shëndetësor në klinika private.

“Kur ka mbërritur patrulla e parë e policisë, njëri prej pjesëtarëve të grupit të gatshëm e ka njohur këtë person. Policët shtangën dhe nuk dinin se çfarë bënin, nuk morën masat as më elementare, që janë rrethimi i vendit të ngjarjes, marrjen e dëshmitarëve dhe ky person ka qenë dukshëm i plagosur, i gjakosur, që duhej të ishte shoqëruar menjëherë. I jepej ndihmë në spital, mbahet nën mbikëqyrjes sipas procedurës standard që bën policia. Këto bën policia. Merret një deklaratë, ajo dokumentohet, këtë bënë policia”, tha ai/abcnews.al

Vrasja e Klaudio Prendit/ Eksperti i Kriminalistikës: Viktima ka qenë i ulur në tavolinë me efektivë. Vendosja e “smart city”, emergjente!

Klaudio Prendi u vra në një atentat mafioz në Tiranë. Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ndërsa komentoi itinerarin e vrasjes së 28-vjeçarit, theksoi se i riu para ngjarjes ka qenë u ulur në tavolinë me një apo dy efektivë policie.

Ai shtoi se është shqetësues fakti ku në një zonë që thuajse gjithmonë ka patrulla policisë, kur ka ndodhur atentati duket se kanë munguar.

Karamuço nënvizoi se është emergjentë vendosja e sistemit smart city, pasi sipas tij beteja me krimin apo zbardhjen e këtyre ngjarjeve kriminale “mund të rezultojë e humbur”.

“Viktima ka qenë i ulur me polici në tavolinë një ose dy janë efektivë të policisë kriminale. AMP nisi sot hetimet për rolin që kanë pasur. Një deklarim është marrë. Nuk e kanë dëgjuar armën kanë thënë. E kanë detyrim ligjor që edhe kur janë jashtë detyrës, dhe ligji e përcakton për mbajtjen e armëve pasi je 24 orë në shërbim të qytetarëve edhe pse nuk je në turn. Nuk ka pasur reagim nga ana e tyre, e kanë kuptuar vonë. Ka qenë studiuar mirë. Kanë humbur gjurmët duke u futur në kodrat e liqenit të Farkës. Ne kemi një forcë reagimi dhe mënyra se si qahet policia i kemi me shumë vonesë. Por a ka faj vetëm policia? Jo. Sepse edhe qytetarët harrojnë të njoftojnë apo raportojnë… Është emergjentë ajo që ka thënë kryeministri vendosja e sistemit smart city. Pasi pa atë e kemi luftën e humbur”, ka thënë ndër të tjera eksperti i Kriminalistikës./abcnews.al/

Moratorium për rrjetet sociale/ Hazizaj: Ja si mund të zgjidhet situata pa bllokuar rrjetet sociale

Altin Hazizaj nga koalicioni për mbrojtjen e fëmijëve, I ftuar në studion e “Real Story”, u shpreh se situata e rrjeteve sociale në Shqipëri mund të zgjidhet ashtu sikurse në Francë dhe propozoi një ndër vendimet e reja të BE që lidhet me moshën për të pasur akses në rrjetet sociale.

“Nuk ke ci bën gomarit I bie samarit, por cili është problem I vërtetë. Nuk është as Tik Tok, as Facebook as Instagram. Problemi është që prindërit e te rinjve të sotëm e kanë humbur kontollin,. Prindërit ankohen që fëmija 2 vjeç rri në celular dhe prindi e ka të vështirë t’ja heqi. Të gjithë manualet e thjeshta në cdo gjuhë të botës thonë mos e lë internetin të lidhur në celularin e fëmijës 24/7, vetëm me orar. Ne kemi probleme serioze të edukimit të fëmijëve. As shkolla, as prindi nuk po i edukon. Fëmijët nuk kanë këto mjedise kontrolli dhe unë si prind meqë jam i paaftë ti heq celularin nga dora, hajt ti biem samarit dhe të heqim Tiktokun. Me të dhëna statistikore, Shqipëria dhe Franca janë dy shtete ku adoleshentët, të miturit, fëmijët raportojnë bullizmin si problem kryesor. Franca ka marrë një sërë hapash gjatë dy viteve të fundit për ta zgjidhur dhe e kanë kthyer si problem europian. Në BE ka dy akte kryesore, kanë aktin europian ku caktohen të drejta të sakta për ata që ofrojnë në internet cfarë mund të ofrojnë ose jo, ka rregulla të sakta për fëmjët dhe brenda këtij vitit BE do të nxjerr një për mbrojtjen kibernetike të fëmijëve. Do vendoset verifikimi I moshës o në janar o në shkurt të vitit të ardhshëm, që do të thotë nuk hyn në Tiktok nëse s’ke mbushur 13 vjeç. Ajo që do ndodh në BE është që për të hyrë në Tiktok do hysh më kartën e id, për të mos pasur akses për informacione që nuk janë të duhura për moshën. Dhe ne në Shqipëri mund të bëjmë të njëtën gjë.” – u shpreh Hazizaj./abcnews.al

Bullizmi dhe urrejtja online/ Ervin Karamuço: Mbështes idenë e Ramës, të shtohen filtrat kontrollues

TIRANË- Për të bllokuar gjuhën fyese, denigruese dhe bullizmin në rrjete sociale duhet të aplikohen filtra të forta.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në “Real Story, u shpreh se shteti duhet të aplikojë një moratorium, me anë të të cilit të ndalohet çdo shfaqje e tillë, sidomos tek adoleshentët.

Ai theksoi se duke e ditur, qoftë dhe adoleshentët se dikush i shikon se çfarë diskutojnë në ato rrjete, ata automatikisht do të rregullojnë gjuhën që përdorin.

“Me filtrat që krijon shteti fillojnë dhe kufizohen dhe pastaj rrefkëtojnë se çfarë do të thonë aty. Ata duhet të kuptojmë se që kur flasin aty, është një autoritete që po I dëgjon gjithë kohës, në momentin që e kanë këtë frikë, atëherë do e shikojmë si do rrugojnë gjuhën. Është liri e pakufizuar që është abuzuese”, tha ai.

Ai më tej tha se e mbështet iniciativën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se do të hidhet për diskutim ideja për mbylljen e platformave si snapchat apo Tik Tok apo vendosjen e filtrave shtesë, të cilat do ndihmojnë dhe e bëjnë jetën online më të sigurt.

“Unë e mbështetës plotësisht atë iniciativës së kryeministrit për moratoriumin, për rregullimin e aspekteve institucionale, shoqërore dhe pastaj për vendosjen e flitrave, për moshën. Për 16, 18 vjeç e diskutojmë, por kur flet për Parlamentin, kryeministri ka detyrim t’ua thotë që t’i vendosë filtra dhe Parlamentit, sepse çdo burim që këta shikojmë që ka dhunë e përkthejnë si model të tyre për ta shfaqur në një formë tjetër”, tha ai.

Skip to toolbar