Shpërthimi në magazinën e fishekzjarrëve, kush ishin tre të rinjtë që humbën jetën tragjikisht

Tre të rinj ishin viktimë e një shpërthimit të fortë në një magazinë të jashtëligjshme fishekzjarrësh në Itali. Ngjarja e rëndë, që i mori jetën një 18-vjeçari shqiptar, Samuel Tafçiu dhe dy motrave binjake, Sara dhe Aurora Esposito, 26 vjeç, ndodhi pak ditë më parë në zonën e Napolit.

Të rinjtë që humbën jetë, ishin edhe prindër të dy fëmijëve. Tragjike ishte fakti që të rinjtë punonin në atë magazinë për vetëm 20 euro në ditë, në mënyrë të paligjshme dhe të pa siguruar.

Siç shkruajnë mediat italiane, pronari i magazinës ia ka regjistruar pronën vajzës së tij 13-vjeçare. Ai u akuzua për vrasje të shumëfishtë, fatkeqësi nga pakujdesia dhe posedim të paligjshëm të lëndës shpërthyese.

“Ibrahim Lici shkoi i plagosur edhe në spital”, Karamuço: Pyeti mjekët a vdes me këto plagë dhe iku

TIRANË- Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në “Real Story”, dha detaje për masakrën e Dobraçit, kur tha se Ibrahim Lici ka shkuar në spital i plagosur.

Nga aty, ai ka marrë konfirmimin e mjekëve se me plagët që ka marrë nuk rrezikon jetën dhe më pas është larguar. Ai shtoi se Ibrahim Lici, ka ikur i shoqëruar me dy makina nga Spitali i Shkodrës.

“Mos të them që ai person që shikoni ulur aty, është çuar më pas, e ka marrë trupin e vëllait, e ka futur në ambulancë, ka vajtur në spital , aty ka thënë o doktor, a vdes me këto plagë që kam. I kanë thënë ata jo. Ka ikur që andej dhe pastaj ka kërkuar ndihmë në klinika private. Ka shkuar në spital, ka kërkuar ndihme, ka verifikuar në çfarë gjendje është. Ka ikur I shoqëruar nga dy makina madje.”, tha ai./abcnews.al

“Ibrahim Lici në Dobraç”, eksperti kriminalistikës: Efektivët shtangën kur e panë

TIRANË- Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në “Real Story” bëri një deklaratë të fortë duke thënë se personi “misterioz”, i cili shfaqej në video në masakrën e Dobraçit ishte Ibrahim Lici.

Ai shtoi se Lici ka shkuar në spitalin e Shkodrës dhe ka pyetur mjekët nëse i rrezikohej jeta me plagët që kishte marrë. Sakaq, Karamuço u shpreh se njëri prej policëve e ka njohur Licin dhe më pas kanë mbetur të shtangur sa kanë “harruar” dhe procedurat elementare, që duhet të bënin në ngjarje të tilla.

Mjekët, siç shprehet Karamuço, i kanë thënë jo, dhe në këtë moment ai është larguar duke marrë shërbim shëndetësor në klinika private.

“Kur ka mbërritur patrulla e parë e policisë, njëri prej pjesëtarëve të grupit të gatshëm e ka njohur këtë person. Policët shtangën dhe nuk dinin se çfarë bënin, nuk morën masat as më elementare, që janë rrethimi i vendit të ngjarjes, marrjen e dëshmitarëve dhe ky person ka qenë dukshëm i plagosur, i gjakosur, që duhej të ishte shoqëruar menjëherë. I jepej ndihmë në spital, mbahet nën mbikëqyrjes sipas procedurës standard që bën policia. Këto bën policia. Merret një deklaratë, ajo dokumentohet, këtë bënë policia”, tha ai/abcnews.al

Vrasja e Klaudio Prendit/ Eksperti i Kriminalistikës: Viktima ka qenë i ulur në tavolinë me efektivë. Vendosja e “smart city”, emergjente!

Klaudio Prendi u vra në një atentat mafioz në Tiranë. Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ndërsa komentoi itinerarin e vrasjes së 28-vjeçarit, theksoi se i riu para ngjarjes ka qenë u ulur në tavolinë me një apo dy efektivë policie.

Ai shtoi se është shqetësues fakti ku në një zonë që thuajse gjithmonë ka patrulla policisë, kur ka ndodhur atentati duket se kanë munguar.

Karamuço nënvizoi se është emergjentë vendosja e sistemit smart city, pasi sipas tij beteja me krimin apo zbardhjen e këtyre ngjarjeve kriminale “mund të rezultojë e humbur”.

“Viktima ka qenë i ulur me polici në tavolinë një ose dy janë efektivë të policisë kriminale. AMP nisi sot hetimet për rolin që kanë pasur. Një deklarim është marrë. Nuk e kanë dëgjuar armën kanë thënë. E kanë detyrim ligjor që edhe kur janë jashtë detyrës, dhe ligji e përcakton për mbajtjen e armëve pasi je 24 orë në shërbim të qytetarëve edhe pse nuk je në turn. Nuk ka pasur reagim nga ana e tyre, e kanë kuptuar vonë. Ka qenë studiuar mirë. Kanë humbur gjurmët duke u futur në kodrat e liqenit të Farkës. Ne kemi një forcë reagimi dhe mënyra se si qahet policia i kemi me shumë vonesë. Por a ka faj vetëm policia? Jo. Sepse edhe qytetarët harrojnë të njoftojnë apo raportojnë… Është emergjentë ajo që ka thënë kryeministri vendosja e sistemit smart city. Pasi pa atë e kemi luftën e humbur”, ka thënë ndër të tjera eksperti i Kriminalistikës./abcnews.al/

Moratorium për rrjetet sociale/ Hazizaj: Ja si mund të zgjidhet situata pa bllokuar rrjetet sociale

Altin Hazizaj nga koalicioni për mbrojtjen e fëmijëve, I ftuar në studion e “Real Story”, u shpreh se situata e rrjeteve sociale në Shqipëri mund të zgjidhet ashtu sikurse në Francë dhe propozoi një ndër vendimet e reja të BE që lidhet me moshën për të pasur akses në rrjetet sociale.

“Nuk ke ci bën gomarit I bie samarit, por cili është problem I vërtetë. Nuk është as Tik Tok, as Facebook as Instagram. Problemi është që prindërit e te rinjve të sotëm e kanë humbur kontollin,. Prindërit ankohen që fëmija 2 vjeç rri në celular dhe prindi e ka të vështirë t’ja heqi. Të gjithë manualet e thjeshta në cdo gjuhë të botës thonë mos e lë internetin të lidhur në celularin e fëmijës 24/7, vetëm me orar. Ne kemi probleme serioze të edukimit të fëmijëve. As shkolla, as prindi nuk po i edukon. Fëmijët nuk kanë këto mjedise kontrolli dhe unë si prind meqë jam i paaftë ti heq celularin nga dora, hajt ti biem samarit dhe të heqim Tiktokun. Me të dhëna statistikore, Shqipëria dhe Franca janë dy shtete ku adoleshentët, të miturit, fëmijët raportojnë bullizmin si problem kryesor. Franca ka marrë një sërë hapash gjatë dy viteve të fundit për ta zgjidhur dhe e kanë kthyer si problem europian. Në BE ka dy akte kryesore, kanë aktin europian ku caktohen të drejta të sakta për ata që ofrojnë në internet cfarë mund të ofrojnë ose jo, ka rregulla të sakta për fëmjët dhe brenda këtij vitit BE do të nxjerr një për mbrojtjen kibernetike të fëmijëve. Do vendoset verifikimi I moshës o në janar o në shkurt të vitit të ardhshëm, që do të thotë nuk hyn në Tiktok nëse s’ke mbushur 13 vjeç. Ajo që do ndodh në BE është që për të hyrë në Tiktok do hysh më kartën e id, për të mos pasur akses për informacione që nuk janë të duhura për moshën. Dhe ne në Shqipëri mund të bëjmë të njëtën gjë.” – u shpreh Hazizaj./abcnews.al

Bullizmi dhe urrejtja online/ Ervin Karamuço: Mbështes idenë e Ramës, të shtohen filtrat kontrollues

TIRANË- Për të bllokuar gjuhën fyese, denigruese dhe bullizmin në rrjete sociale duhet të aplikohen filtra të forta.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në “Real Story, u shpreh se shteti duhet të aplikojë një moratorium, me anë të të cilit të ndalohet çdo shfaqje e tillë, sidomos tek adoleshentët.

Ai theksoi se duke e ditur, qoftë dhe adoleshentët se dikush i shikon se çfarë diskutojnë në ato rrjete, ata automatikisht do të rregullojnë gjuhën që përdorin.

“Me filtrat që krijon shteti fillojnë dhe kufizohen dhe pastaj rrefkëtojnë se çfarë do të thonë aty. Ata duhet të kuptojmë se që kur flasin aty, është një autoritete që po I dëgjon gjithë kohës, në momentin që e kanë këtë frikë, atëherë do e shikojmë si do rrugojnë gjuhën. Është liri e pakufizuar që është abuzuese”, tha ai.

Ai më tej tha se e mbështet iniciativën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se do të hidhet për diskutim ideja për mbylljen e platformave si snapchat apo Tik Tok apo vendosjen e filtrave shtesë, të cilat do ndihmojnë dhe e bëjnë jetën online më të sigurt.

“Unë e mbështetës plotësisht atë iniciativës së kryeministrit për moratoriumin, për rregullimin e aspekteve institucionale, shoqërore dhe pastaj për vendosjen e flitrave, për moshën. Për 16, 18 vjeç e diskutojmë, por kur flet për Parlamentin, kryeministri ka detyrim t’ua thotë që t’i vendosë filtra dhe Parlamentit, sepse çdo burim që këta shikojmë që ka dhunë e përkthejnë si model të tyre për ta shfaqur në një formë tjetër”, tha ai.

“TikTok dhe Snapchat, linja reale të trafikimit”, Karamuço: Moratorium urgjent për rrjetet sociale

Përhapja e dhunës në rrjete sociale është kthyer në një shqetësim në vend. Së fundmi një 14-vjeçar u vra pas një sherri mes adoleshentësh, një sherr i ndodhur fillimisht në rrjete sociale.

14-vjeçari humbi jetën pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar i tij Lidhur më këtë situatë shqetësuese ka pasur edhe një reagim nga qeveria duke njoftuar se do të nisë një konsultim të gjerë publik për mbylljen e rrjeteve sociale të TIK Tok dhe Snapchat, pas vrasjes tragjike të 14-vjecarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij.

Në një intervistë në “Real Story” në ABC News, eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço u shpreh se kjo situatë është kthyer në një problematikë dhe se ka nevojë për ndërhyrje urgjentë. Ai nënvizoi se fillimisht duhet një moratorium urgjent për rrjetet sociale.

“Sa kohë Tik Tok është denoncuar se është platformë spiunazhi. Me Snapchat nuk kanë asnjë filtër. Nëndrejtori i CEO që mbulon edhe pjesën e Evropës ka ardhur për shkak se vrau veten një grua. Ka ardhur koha që të kthehet në një agjenci mbarëkombëtare, edhe ne polici postare. Të shtosh teknologjinë, burimet dhe ta mbash në kontroll. Unë jam i mendimit të një mbyllje të përkohshme. Potencialisht armë dhe linja të trafikimit. Janë linja reale të trafikimit të shitjes edhe blerjes edhe monedha. Kemi pasur në TikTok edhe për monedha false.

Ne na shkon një mijë kërkesa për leje armë çdo muaj dhe kjo do të thotë pasiguri. Dhe ne po rrisim një brez plot pasiguri. Kemi faqe ku ofrohen doreza hekuri, thika, i kërkon dhe t’i sjellin me motor poshtë shtëpie. Por e theksoj se përveç një pezullimi duhet të ecim paralelisht me një fushatë ndërgjegjësuese”, u shpreh ai./abcnews.al/

Tirana embargo TikTok dhe Snapchat/ Gazetarja: Duhet një rregullator, një politikë më e gjerë

Qeveria do të nisë një konsultim të gjerë publik për mbylljen e rrjeteve sociale të TIK Tok dhe Snapchat, pas vrasjes tragjike të 14-vjecarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij.

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, Dasara Karaiskaj gazetare u ndal tek ky vendim duke thënë se nuk beson se jep një zgjidhje përfundimtare të problemit.

Ajo shtoi se lidhur me këtë situatë duhet një rregullator që të kontrollojë individin.

“Adoleshenca është mosha që përcakton shumë modelet që e do të ndjekim në momentet që do të rritemi. Mendoj që nuk është çështja vetëm tek një platformë, por mendoj se kryeministri sot u nxitua pak. Mbylli vetëm një vrimë dhe mori një vendim gati ekstrem. Si mama po të më pyesësh do të thoja të mbyllen, sepse në momentin që nuk ka një politikë të gjerë si Italia që pa policisë postale që në rast një krimi në internet, i drejtohesh një personi të specializuar. Gjë që këtu mungon prej kohësh. Nuk ka një politikbërje apo rregullator që të kontrollojë individin dhe sa kohë është e monopolizuar hap rrugë për abuzimin”, tha ajo. /abcnews.al/

Gjuha fyese dhe urrejtja online/ Altin Azizaj: Në ankesat e këtij viti, Tik Tok dhe Instagram mbajnë peshën kryesore të incidenteve

TIRANË- Dhuna dhe gjuha fyese në rrjetet sociale kryesisht mes adoleshentëve, është kthyer në një problem serioz për shoqërinë tonë. Altin Azizaj, drejtor i Qendrës për të Drejtat e Fëmijëve i ftuar në “Real Story”, tha se platformat sociale, kryesisht Instagram dhe Tik Tok janë më të përdorshme nga fëmijët. Ai theksoi se shumica e ankesave dhe incidenteve vijnë nga Instagrami dhe Tik Tok.

“Ne jemi marrë ditën e djeshme, pas asaj të Fan Nolit, ka qenë një djalë, që ka nxjerrë një video dhe nuk e kam idenë nëse ka lidhje me djalin që u vra apo me vrasësin, por që kishte nxjerr video ku i bënte thirrje të gjithë adoleshentëve të mbajnë thika. Ishte një video makabre, që nxiste urrejtjen. Kur ka një ngjarje kaq të rëndë, situatë të dalë jashtë kontrollit është shumë e lehtë, qoftë liderishipi, shoqëria civile, të gjithë njerëzit fokusin e kanë që situata të mbetet më e qetë. Padisktuim që drejtësia duhet të japë vendimin e vet, por kjo do kohë, nuk ndodh sot për nesër. Ajo që duhet parë, dhe unë mendoj se pas kalimit të kësaj traume, duhet të shikojmë se cilat janë masat.

Unë e dëgjova kryeministrin me shumë vëmendje. Kryeministri ka patur takim gjatë prillit me nëndrejtorin e përgjithshëm të Tik Tok në Evropë. Interneti është ai gypi që na hedh të gjithëve online. Në momentin që në hyjmë në internet, të gjithë ne, ne krijojmë një ekosistem të gjerë, ku ndër të tjera në këtë ekosistemin që ne hedhim, jo se na detyron kush, por është zgjedhja jonë. Tik Tok, Facebook, Instagram, janë platforma të mëdha të tregtisë. Tik Tok që është platformë funy do thosha, shumica e adoleshentëve e gjejnë më të përshtatshme bashkë që me instagramin. Po të shijojmë ankesat e këtij viti, Tik Tok dhe Instagram, i mbajnë peshën kryesore të incidenteve. Të gjitha platformat ku shkojnë fëmijët sot, të gjitha kanë probleme”, theksoi ai./abcnews.al

Identifikohet adoleshenti që kërcënoi në Tik Tok. Është në Amerikë. Policia: Procedim penal

Policia ka identifikuar dhe nisur procedim penal për 16-vjeçarin i cili u shfaq në një video, duke bërë kërcënime në rrjetin social, Tik Tok.

Sipas uniformave blu të kryqytetit, adoleshenti banon në SHBA..

I mituri, nëpërmjet rrjeteve sociale, ka bërë thirrje për nxitje të urrejtjes ose grindjeve, për mbajtje të armëve të ftohta nga fëmijët dhe për përdorimin e tyre në konflikte.

Ai akuzohet për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.

Skip to toolbar