Partitë e vogla takim me Begajn për datën e zgjedhjeve 2025, Duka: Propozuam 4 majin

Partitë e vogla duket se kanë si preferencë datën 4 maj për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare 2025.

Ishte kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i cili tha për mediat se dëshiron këtë datë pasi më 9 maj do të zhvillohet në Tiranë, takimi i Komunitetit Politik Europian, dhe sipas tij kjo mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve nëse mbahet pas kësaj date.

“Janë katër të dielat të prillit dhe të majit, data 11 përcaktohet në kushtetutë por mendoj se mund të ndikojë në zgjedhje se i bie të mbyllet fushata në datë 9, ku ka një event madhor europain.  Kjo është logjike, ne jemi në opozitë vetë. Ka efekt, nëse ka aktivitet kaq madhor në zgjedhje”, tha Duka.

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi sot takime me krerët e partive të vogla, atë të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, të Partisë Republikane, Fatmir Mediu, të PBDNJ-së, Vangjel Dule, dhe të LZHK-së, Dashamir Shehi, në kuadër të konsultimit për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Takimet me dy partitë më të mëdha, Partinë Socialiste (PS) dhe Partinë Demokratike (PD), janë parashikuar për të hënën e ardhshme, më 2 dhjetor.

“Meta dhe Ismailaj bashkë në Pragë”, paditësi i CEZ-DIA i përgjigjet Metës

Gjykata e Apelit të Posaçëm nuk ndryshoi masat e sigurisë për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.

Sipas SPAK, Ilir Meta në kohën që mbante postin e ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës ka ndërhyrë për lidhjen e kontratës mes kompanisë DIA dhe CEZ për mbledhjen e borxheve, duke përfituar vlera monetare nga administratori i kompanisë DIA Kastriot Ismailaj, edhe pse nuk përmbushte kriteret për mbledhjen e borxheve.

Avokati Romeo Kara gjatë intervistës së tij në ABC News, i është përgjigjur akuzave të ish-presidentit Meta, lidhur me skandalin CEZ-DIA, duke thënë se ish-presidenti Ilir Meta nuk po bën asgjë tjetër veçse po rëndon veten e tij.

“Ka një parashikim ligjor se kur janë të vlefshme dëshmitë dhe unë besoj se i plotësoj të gjitha.

Meta nuk e sheh problemin tek vetja por mesa pashë ka bërë një parashtrim përpara gjykatës joprofesional.

Në gjyqin me Ismailaj, kam dëshmuar në 2016 dhe nuk kam pasur bindjen se zotëria ka qenë i përfshirë.

Ismailaj ka marrë një dënim 11 vite në atë gjyq. Unë kam një bindje të plotë që atë vendim e ka marrë grupi i ERE në atë kohë.

Meta do të na e sërvirë ERE si organ të pavarur, por nuk është dhe nuk ka qenë. Unë kam përfshirë edhe Berishën që ka qenë në dijeni dhe ka lënë këtë fushë të hapësirës bosh.

Ky po intimidon në mënyrë publike… Ai ka bërë pasuri të paligjshme, ka pasuri pafund. Ky nuk ka turp kur thotë që unë i punësuar, unë qenkam futur me qëllimin për të goditur zotërinë, më ngatërron vitin 2014 me 2017, me Mc Gonigal.

Pra ky rëndon veten. Ky njeri ka qenë i korruptuar, dhe turpi i vërtetë është që e bëmë president.

Ky zotëria është zullumqari më i madh”, tha ai, duke shtuar:

“U bë iniciator i prishjes së monopolit të shpërndarjes së energjike. Meta dhe Ismailaj mashtronin njëri-tjetrin”.

I vranë djalin në mes të Tiranës, flet për herë të parë ish-gjyqtari i Krimeve të Rënda: Isha në dijeni të borxhit që kishte, por…

Detaje të reja kanë dal nga atentati i bërë ndaj 28- vjeçarit Klaudio Prendi, më 19 nëntori cili u vra me selenciator sapo hyri në makinën e tij “G Class” dyshohet se kohët e fundit kishte përplasje me persona të tjerë për borxhe.

Madje ditët e fundit mësohet se Prendi kishte pasur përplasje pasi nuk kishte kthyer borxhet ku është konfliktuar me grushte me persona të tjerë.

Arma e krimit dyshohet se ishte pistoletë me silenciator. Babai i viktimës ish-gjyqtari Fran Prendi në dëshminë e tij ka thënë që ishte në dijeni që djali i tij kishte konflikte me të tjerë, por jo deri sa të përfundonte në atentat.

Makina luksoze që përdorte viktima nuk ishte në emër të tij, por të një vajze.

Klaudio Prendi, djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, u vra me breshëri plumbash, pasi doli nga një lokal ku ndodhej me miqtë në zonën e njohur si ‘Xhamlliku’. Ngjarja ndodhi pak pas mesnate, rreth orës 00:36 të 19 nëntorit.

Autorët, të cilët dyshohet se ishin 3, shoferi, qitësi dhe një person që i ka ndihmuar për t’u larguar, e kanë vëzhguar djalin e ish-gjyqtarit.

Ata e kanë pritur të riun, që ishte në lokal me miqtë, derisa doli dhe në momentin që po hipte në makinën e tij e kanë qëlluar me silenciator.

28-vjeçari mori të paktën 5 plumba në trup, dy prej tyre në kokë dhe gjoks që ishin fatale. Shokët e viktimës dalë kanë me vrap nga lokali dhe e kanë nisur Prendin drejt spitalit të Traumës, por ai nuk u mbijetoi dot plagëve.

Pasi kanë qëlluar drejt të riut, shoferi dhe qitësi, janë larguar në drejtim të qendrës dhe mjeti duke u djegur rreth orës 01:05 në Farkë.

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku në Spanjë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku 26-vjeçari shqiptar Klajdi Mancaku është gjetur i vdekur.

Sipas autoriteteve vendase, dyshohet se i riu është hedhur nga kati i 10-të i një pallati, ndërkohë që rrethanat e ngjarjes mbeten ende të dyshimta dhe janë nën hetim.

Lajmi ka tronditur miq e të afërm të tij, të cilët kanë shprehur dhimbjen e ngushëllime në rrjete sociale për humbjen tragjike.

Mancaku ishte i njohur për përfshirjen e tij në një konflikt të ndodhur një vit më parë në Shqipëri, që nisi pas një debati në rrjetin social TikTok.

Në atë kohë, ai plagosi dy të rinj dhe u shpall në kërkim nga Policia e Shtetit.

Në incidentin e një viti më parë, Mancaku u përball me Mario Vrionin, pas një debati telefonik mes tyre.

Ata u takuan për t’u sqaruar, por situata u përshkallëzua në dhunë. Vrioni ishte shoqëruar nga kushëriri i tij, Jurgen Vrioni, dhe një mik tjetër, Arbër Haxhiu.

Sipas hetimeve, Mancaku qëlloi ndaj tyre, duke i lënë të plagosur.

I ndjeri njihet edhe si mik i ngushtë i reperit Cllevio Serbiano.

Rrëzohet në oborrin e banesës dhe i përplaset koka në gur, humb jetën 31-vjeçari në Gramsh

Rreth orës 02:50, në fshatin Gribë, shtetasi A. T., 31 vjeç, dyshohet se duke manovruar me motomjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht është rrëzuar dhe është dëmtuar në kokë nga gurët në oborr. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. T. ka humbur jetën ndërkohë që transportohej në spital.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Shqipëria mposhtet nga Ukraina, zbret në Ligën C të Ligës së Kombeve

Shqipëria ka marrë një humbje të hidhur në Ligën e Kombeve me rezultatin 1-2 në “Arenën Kombëtare” përballë Ukrainës, duke e mbyllur Grupin B1 në vendin e fundit dhe duke rënë kështu në Ligën C, kjo dhe falë rezultatit midis Çekisë dhe Gjeorgjisë në ndeshjen tjetër të këtij grupi, që pa fitues çekët 2-1.

Sfida nisi në mënyrën për të keqe për kuqezinjtë, të cilët pësuan dy gola në harkun e 4 minutave me anë të Zinchenkos dhe Yaremchuk, duke e parë veten në disavantazh të dyfishtë pas 10 minutave të para.

Pjesa e parë ishte për tu harruar për kuqezinjtë, të cilët nuk ishin asgjëkund në fushë.

Pjesa e dytë nisi me ritëm tjetër, kjo falë dhe zëvendësimeve të shpejta të bëra nga Sylvinho. Bajrami dhe Uzuni e vunë në provë mbrojtjen ukrainase. Ishte pikërisht Uzuni që fitoi një 11-metërsh në minutën e 73’, që u shndërrua në gol nga Bajrami dy minuta më pas.

Gjithsesi kuqezinjtë nuk arritën të shënonin dhe golin e barazimit, edhe pse rastet nuk munguan.

Kështu Shqipëria do të luajë edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve në Ligën C, ku mbylli Grupin B1 me 6 pikë.

U ekzekutua me plumb në kokë, Klaudio Prendi kishte konflikte për një borxh 15 mijë euro!

Detaje të reja kanë dal nga atentati i bërë ndaj 28- vjeçarit Klaudio Prendi, më 19 nëntori cili u vra me selenciator sapo hyri në makinën e tij “G Class” dyshohet se kohët e fundit kishte përplasje me persona të tjerë për borxhe.

Burime për Report TV, bëjnë me dije se viktima kishte një borxh afro 15 mijë euro.

Madje ditët e fundit mësohet se Prendi kishte pasur përplasje pasi nuk kishte kthyer borxhet ku është konfliktuar me grushte me persona të tjerë.

Arma e krimit dyshohet se ishte pistoletë me silenciator. Babai i viktimës ish-gjyqtari Fran Prendi në dëshminë e tij ka thënë që ishte në dijeni që djali i tij kishte konflikte me të tjerë, por jo deri sa të përfundonte në atentat.

Makina luksoze që përdorte viktima nuk ishte në emër të tij, por të një vajze.

Klaudio Prendi, djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, u vra me breshëri plumbash, pasi doli nga një lokal ku ndodhej me miqtë në zonën e njohur si ‘Xhamlliku’. Ngjarja ndodhi pak pas mesnate, rreth orës 00:36 të 19 nëntorit.

Autorët, të cilët dyshohet se ishin 3, shoferi, qitësi dhe një person që i ka ndihmuar për t’u larguar, e kanë vëzhguar djalin e ish-gjyqtarit.

Ata e kanë pritur të riun, që ishte në lokal me miqtë, derisa doli dhe në momentin që po hipte në makinën e tij e kanë qëlluar me silenciator.

28-vjeçari mori të paktën 5 plumba në trup, dy prej tyre në kokë dhe gjoks që ishin fatale. Shokët e viktimës dalë kanë me vrap nga lokali dhe e kanë nisur Prendin drejt spitalit të Traumës, por ai nuk u mbijetoi dot plagëve.

Pasi kanë qëlluar drejt të riut, shoferi dhe qitësi, janë larguar në drejtim të qendrës dhe mjeti duke u djegur rreth orës 01:05 në Farkë.

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit që vrau me thikë Martin Canin: U zumë sepse po më shikonte!

Zbardhet dëshmina e 14-vjeçarit që vrau me thikë Martin Canin.

“Jemi zënë të premten sepse po më shikonte. E kishin lënë për t’u sqaruar. Pastaj jemi zënë sërish të hënën. Ai lajmëroi shokët si dhe unë shokët e mi. Gjatë përleshjes ndodhi ajo që ndodhi”.

I pyetur nëse është penduar ai nuk ka pranuar të flasë. Ndërkohë as thikën nuk tregon se ku e ka fshehur. Ai ka thënë se nuk e kishte në shkollë brenda, por e kishte fshehur diku aty afër.

Vdekja që këputi shqiptarët/ Psikologu: Vlerat fillestare krijohen në shkollë! Gazetarja: Në rrjete sociale video kërcënuese, policia t’i verifikojë

Martin Cani, 14-vjeç u vra nga një bashkëmoshatar, pas një sherri të ndodhur mes tyre. Ngjarje e ndodhur në shkollën “Fan Noli” në kryeqytet që ka tronditur opinionin publik.

Lule dhe heshtja kanë shoqëruar shkollën 9-vjeçare, pas vrasjes së 14-vjeçarit, të cili iu dha lamtumira e fundit këtë të martë. Psikologu Edmond Dragoti, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, theksoi se duhet të tregohen kujdes dhe një vëmendje më e shtuar ndaj adoleshentëve.

“Identiteti i fëmijës duhet të rritet në raport me suksesin fitimin e dijen, dhe jo pamjen e jashtme. Vlerat fillestare krijohen në shkollë, por shkolla duhet të ketë të drejtën e saj”, tha ai.

Nga ana e saj Etleva Delia autore e emisionit “Gjërat Tona” në ABC News, solli në vëmendje problematikat dhe se si rrjetet sociale janë kthyer në një shqetësim për adoleshentët, për shkak të dhunës që promovohet.

“Në momenti që ndodhin këto ngjare policia duhet të identifikojë. Vitet e fundit në platformat në rrjete sociale janë disa personazhe që nxisin dhunë dhe shesin antivlerat si vlera. Ndiqen ata që flasin për dhunë, pra janë këto modele. Një pjesë e adoleshentëve sillen në këtë formë, dhe si rregull patjetër që policia duhet ti verifikojë sepse ka edhe një sektor për të miturit. Autori në këtë rast do të rritet në një ambient që kur të dalë do të dalë më keq se hyri”, u shpreh Delia. Analisti Skënder Minxhozi nënvizoi se pavarësisht se në ditët e sotme investime në infrastrukturë në shkolla janë shtuar, dhe mundësitë për dijë janë shumë më të mëdha, problemi shtoi ai është ka devijime përtej shkollës dhe familjes.

“Shkollat sot janë me godina shumë më të mira, mundësitë për dije janë të pafundme. Internetin që e përdor për t’u futur në platforma që predikojnë vrasje, mund t’i zëvendësosh për të marrë dije që të dihen. Problemi është që ne kemi devijuar përtej shkollës dhe familjes. Me të drejtë ne nuk jemi vend i dhunshëm ndaj të tretëve, por ndaj njëri tjetrit edhe po t’i shohësh shtrembër, rrezikon. Është një kulturë që të habit”, theksoi Minxhozi.

Ngjarja te “Fan Noli”/ Dragoti: Adoleshentët nuk kanë pjekuri emocionale, prindi investon, por nuk ndëshkon fëmijën

Kryeqyteti u trondit këtë të hënë me ngjarjen e rëndë në shkollën “Fan Noli” ku mbeti viktimë një 14 vjecar dhe që tërhoqi vëmendjen e medias dhe instancave përkatëse.

Në studion e “Real Story” u diskutua dhuna si mjet zgjidhje konfliktesh mes të rinjve, si dhe ndikimi I shoqërisë dhe politikës si modele që të rinjtë ndjekin.

Profesor Edmond Dragoti u shpreh se politika ka një rol në klimën që krijohet në shoqëri, por nëse ajo imponon se sukses arrin ai që bërtet më shumë, që ofendon më shumë, këto ngjarje nuk shmangen vetëm me edukim.

“Politika natyrisht ka një rol të rëndësishëm në klimën që krijohet në shoqëri, sepse menaxhon median, pushtetin, paratë. Teknika e suksesit të saj është manipulimi. Është bërë mjeshtër I manipulimit. Tek ne politika më tepër zhurmon dhe krijon paqëndrueshmëri. Të huajt që vijnë në Shqipëri e konsiderojnë si një vend të sigurtë, Franca, Gjermania, Madridi nuk janë të sigurt. Ndërsa Shqipëria për të huajt konsiderohet I sigurt, ne mendojmë të kundërtën sepse ndikohemi nga politika. Të gjitha këto krijojnë sikur po bëhet nami, sepse secili gjeneron idenë e pushtetit sikur është I zoti I fortë. Mund të bësh cfarë të duash mjafton të jesh deputet, të jesh në politikë. Kjo I cliron dhe brezat që vijnë më pas në aspektin e përgjegjësisë. Fëmija nuk ka pjekurinë sociale dhe nuk mban përgjegjësinë, por marrin një kulturë nga familja, por nëse politika të imponon që sukses ka ai që është agresiv, bërtet më shumë , ofendon më shumë, këto ngjarje nuk shmangen thjesht me edukim.”

Profesori theksoi në fjalën e tij se brezi I sotëm I adoleshentëve nuk ka pjekuri të mjaftueshme emocionale dhe se prindi investon tek fëmijët, por nuk I ndëshkon.

“Shqetësimi juaj është dhe shqetësimi I prindit, ajo pjesa mosbesuese për brezin e ri është pjesë e prindit. Secili brez adoleshentësh ka pasur ndjesinë e dhunës dhe agresivitetit. Dhe atëherë bulloheshin nëpër shkolla. Kjo funksioon në çdo brez. Problemet e moshës janë specifike. Shumë prindër e kanë të vështirë të njohin fëmijën e tyre sepse ndryshon vazhdimisht. Bën analiza më bukur se ty, në aspektin e pjekurisë morale është I realizuar, njeh të drejtat e tij, I kërkon llogari mësuesit, por nuk ka pjekurinë e mjaftueshme emocionale. Nuk di të reagoj tani dhe pastaj. Ka impulsin brenda vetes dhe si prind e ke vështirë ti bësh një vërejtje sepse parashikon rebelimin e tij, sepse këtë e bën për të krijuar veten e tij ndryshe nga të rriturit. Heronjtë e tyre janë të fortët. Ngjarja është disi specifike. Në mësime ka qenë shumë mirë, nuk është aspekti I të mësuarit, është papjekuria emocionale që edukohet në familje. Shkolla edukon me disiplinë, me ndëshkim, në të dyja këto forma. Mungesa e ndëshkimit në familje është bërë e zakonshme. Prindi investon në të mira materiale, por nuk e ndëshkon.” /abcnews.al

Skip to toolbar