Autobusi përplas motorin, vdes 55-vjeçari

AKTUALITET


Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur në rrugën që të çon në Farkë të vogël. Një autobus urban ka përplasur një 55-vjeçar, i cili për shkak të plagëve të rënda, ka ndërruar jetë pak minuta më vonë në spital.

Burimet policore të Tiranës thanë se rreth orës 11:00 në rrugën që të çon në Farkë të Vogël, motoçikleta me drejtues shtetasin SH. S., 55 vjeç është përplasur me autobusin me drejtues H. P., 51 vjeç.

“Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra, ka ndërruar jetë për në spital drejtuesi i motoçikletës, shtetasi SH.S. Drejtuesi i autobusit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme”, deklaroi policia. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.



Skip to toolbar