Automjeti përplas 4 persona në Tiranë, 3 prej tyre përfundojnë në spital

AKTUALITET


Një aksident eshtë shënuar mbrëmjen e së shtunës në zonën e “5 Majit” në kryeqytet. Mësohet se një automjet tip “Golf 5” ka humbur kontrollin dhe fillimisht është përplasur me një karrotrec të parkuar anash rrugës.

Më pas, ka përlpasur 4 djem të rinj që ishin në cep të rrugës. Tre prej tyre kanë përfunduar në spital pasi kanë pasur dëmtime të lehta.


Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe po vijojnë me hetimet për shkaqet e aksidentit ku paraprakisht dyshohet se ka qenë me shpejtësi të lartë.




Skip to toolbar