Policia e Korçës ka arrestuar një person dhe është vënë në kërkim të dy të tjerëve që dyshohen si autorë të 8 grabitjeve në banesa të ndryshme dhe biznese të këtij qyteti.
Pas hetimeve përgjatë 1 muaji policia ka ndërmarrë operacionin e koduar “Mekanizmi”, ku ka rënë në gjurmët e grabitësve pasi kanë këqyrur pamjet filmike dhe provat e grumbulluara.
Policia ka mundur të arrestojë në flagrancë shtetasin A.Z., 23 vjeç, si ka shpallur në kërkim shtetasit B.Q., 28 vjeç dhe I.G., 25 vjeç, banues në Korçë.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të 8 grabitjeve në qytetin e Korçës ku kanë vjedhur sasi lekësh, eurosh, sende me vlerë dhe pajisje elektroshtëpiake.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet, që dyshohet se është përdorur nga shtetasit e mësipërm për kryerjen e veprës penale.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprën “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë”.