Autorja koreano-jugore, Han Kang është nderuar me Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2024. Ajo u vlerësua “për prozën e saj intensive poetike që përballet me traumat historike dhe ekspozon brishtësinë e jetës njerëzore”.
Han është autorja e parë koreano-jugore që fiton çmimin e letërsisë dhe gruaja e 18-të nga 117 çmimet e dhëna që nga viti 1901.
BREAKING NEWS
The 2024 #NobelPrize in Literature is awarded to the South Korean author Han Kang “for her intense poetic prose that confronts historical traumas and exposes the fragility of human life.” pic.twitter.com/dAQiXnm11z— The Nobel Prize (@NobelPrize) October 10, 2024
Han Kang e filloi karrierën e saj në vitin 1993 me botimin e një numri poezish në revistën “Literature and Society”, ndërsa debutimi i saj në prozë erdhi në vitin 1995 me përmbledhjen me tregime “Love of Yeosu”.
Njohje ndërkombëtare mori me veprën “The Vegjetarian”, pasi përkthimi i tij në anglisht (2015) u vlerësua me Çmimin Ndërkombëtar Booker 2016. Libra të tjerë të saj të njohur janë “The White Book”, “Human Acts” dhe “Greek Lessons”./abcnews.al