Minxhozi: Fabul për të goditur Fatmir Xhafajn, u mbyll në çështje teknike

POLITIKË


Analisti Skënder Minxhozi tha në emisionin “Real Story” se çështja “Babalja” nisi si një çështje politike për të goditur Fatmir Xhafajn si ministër në atë kohë dhe si drejtues i tryezës të Reformës në Drejtësi, por që përfundoi në një çështje teknike që fatkeqësisht politika, kur i pëlqen vendimi flet në favor të saj dhe kur nuk i pëlqen e sulmon.

“Kur ishim këtu në studio zotin Salianji, kam thënë se ky ishte një proces me valencë politike. Bëhej fjalë për të goditur drejtpërdrejtë kreun e Reformës në Drejtësi, ish-ministrin dhe opozita ishte në kërkim të një fabule. Sot është një gjyq që luhet pa petkat e politikës më. Nuk është më ai procesi që tronditi Shqipërinë. Tashmë çështja është teknike. Për fat të keq politika thotë se vendimi i gjykatës është i mirë kur i leverdis, kurse kur nuk i leverdis, thotë se nuk është vendim i mirë”, tha Minxhozi.



Skip to toolbar