“Babalja”/ Vokshi: Bardhi dhe Alibeaj dëshmuan që nuk ishin të përfshirë, Salianji ‘ dëshmor’ i i luftës së PD. Logu: Ata s’ishin “injorantë ligjorë”

Më të fundit


Vokshi: Reagimi ishte më shumë politik, mbi psikozën ku ishte futur partia kryesore e opozitës, PD. Gjithmonë brenda një ccështje gjyqësore ka dy mendime, prandaj është dhe gjykata ku ka avokat, prokuror, ka palë dhe secila palë mund të ketë të drejtat e veta. Por mesa kam arritur të mësojë unë nga kjo ccështje është që kemi pasur një fabulë dhe fabula ka qene kjo që deputeti në fjalë ka shkuar dhe është aksidentuar juridikisht, duke dashur të demaskojë qeverinë, duke dashur të shkojë shumë lart në provën ku vëllai i ministrit Xhafa ishte i implikuar. Ai ishte i njohur për trafik dhe nuk ishte normale për sigurinë e shtetit që një ministër të qendronte në detyrë. Në këtë tentativë, deputeti në fjalë shkoi larg sepse mund të ngelte vetëm te denoncimi.

Pyetja do të ishte se ccfarë do deputeti i PD 18 herë me njërin nga personat që po inskenonte. Kjo është pyetja politike. Në këtë drejtim, ka pasur dhe anëtarë të tjerë të PD, si Bardhi dhe Alibeaj, që kanë dëshmuar që ne nuk ishim të përfshirë në këtë. Është Salianji ai që e ka menaxhuar informacionin paraprakisht dhe e ka sjellë këtu. Ka qene një fabulë e krijuar nga gjykata dhe janë dënuar për krijimin të provave të rreme në bashkëpunim. Nuk është se diccka e pabazë.

Logu: Edhe po të ishte ky rasti për qenë i inskenuar, i bindur që nuk do të gjehej dot një personazh i dënuar 9 herë. E themi që nesër pasnesër do të shkonte në prokurori dhe do të inkriminohej, që unë kam qene aktori që kam luajtur këtë rol me ca para. E dyta, Salianji dhe tre zyrtarët e PD janë juristë, dy prej tyre kanë qene ministra Drejtësia. Nuk do të ishin kaq “injorantë ligjorë”, sa mos ta dinin që zëri mund të ishte një skenim.

Vokshi: Po të shohësh zoti Basha nuk doli në atë çështje, atë ditë. E rëndësishme, ishte të ikte Fatmir Xhafaj nga ministër, se i zbulohet skenari i dobët, nuk ishte me shumë rëndësi kjo. Nuk kanë mundur ta mbyllin operacionin, pa lënë dëshmor në fushë, i vjen keq gjithsecilit, që një politikan i ri bie dëshmor i demokracisë. Unë kështu e shoh, që në një vend si Shqipëria të mos ketë implikime.



Skip to toolbar