“Babi me ço te gjyshi”. Pamjet emocionuese të takimit

AKTUALITET


11 vjeçari Alvin Berisha më në fund është takuar me gjyshin e tij, një takim që ia kërkoi babait në kampin e luftës Al Hol në Siri. Kur u bashkua me të atin falë emisionit “Le Iene” për herë të parë në kamp, Alvin dëgjohet kur i thotë në shqip të atit “babi më ço te gjyshi”. Dhe më në fund pasi 11 vjeçari është kthyer pas 5 vitesh në gjirin e familjes është realizuar edhe takimi i shumëpritur. Në një video të postuar në Facebook nga të afërmit e Alvinit, shfaqen pamjet emocionuese të takimit të Alvinit me gjyshin e tij.

Ata nuk ishin parë prej pesë vitesh, që kur Alvini u dërgua nga nëna e vet në Siri, e cila iu bashkua Shtetit Islamik.

Alvin Berisha u shpëtua nga kampi falë një operacioni të gjërë që u realizua në bashkëpunim mes qeverisë shqiptare, asaj italiane dhe autoriteteve siriane, si dhe organizatave të ndryshme si Kryqi i Kuq italian dhe Gjysmë Hëna e Kuqe.

Autoritetet shqiptare dhe ata italiane pas këtij operacioni të suksesshëm kanë premtuar se do të vijojnë për kthimin në atdhe edhe të fëmijëve të tjerë dhe grave që qëndrojnë në kampin e Al Hol-it në Siri.

Ja dhe takimi i shum pritur❤️🏆

Gepostet von Evis Berisha am Freitag, 8. November 2019


Skip to toolbar