Bakaj për “Guinness”, transferohet në klubin e 11-të në karrierë!

KOMBËTARE


Sulmuesi shqiptar, Elis Bakaj, ka vendosur sot një rekord të rrallë: ai u prezantua si futbollisti më i ri i klubit bjellorus, Dynamo Brest, që është njëkohësisht edhe skuadra e 11-të në karrierën e tij.

Ish-futbollisti i Kombëtares ka luajtur më parë me Partizanin, Dinamon, Tiranën, Chornomorets Odessa, Dinamo București, Hapoel Ra’anana, RNK Split, Vllaznia, Kukësi dhe Shakhtyor Soligorsk. Sipas kontratës së re, 32-vjeçari do të jetë për dy vitet e ardhshme pjesë e FC Dynamo Brest në Bjellorusi, skuadër që u shpall kampione e vendit, duke thyer hegjemoninë 13-vjeçare të Bate Borisovit.

Në komunikatën zyrtare për shtyp, klubi bjellorus bën me dije se Bakaj ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare.

“Dynamo Brest njoftoi nënshkrimin e një kontrate me Elis Bakajn, një futbollist me përvojë e që në periudha të ndryshme ka luajtur për shumë skuadra nga Shqipëria, Rumania, Kroacia dhe Ukraina.

Që nga viti 2018, lojtari 32-vjeçar ka mbrojtur ngjyrat e Shakhtyor Soligorsk. Si pjesë e “bardhebluve”, shqiptari kishte regjistruar 49 ndeshje, duke shënuar 19 gola dhe 19 asiste të dhënë, dhe gjithashtu fitoi Kupën e Bjellorusisë 2019.

Sezonin e kaluar, Elisi u bë lojtari më i mirë në Premier League (Bjellorusi) në rolin e tij. Futbollisti nënshkroi një kontratë për dy vjet. Dynamo Brest i uron Elis Bakajt suksese dhe fitore të reja me ekipin tonë!”



Skip to toolbar