Balla në Real Story: Basha, të tregojë se po hetohet në SHBA

POLITIKË


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, ngre dyshime se Lulzim Basha po hetohet në SHBA për lobimin rus. Gjatë një debati në Real Story me analistin Agron Gjekmarkaj, i cili ka hedhur akuza se Rama hetohet në SHBA dhe që PS nuk po mban një qëndrim për Vangjush Dakon, i cili është shpallur “non grata” nga SHBA, Balla u shpreh se me aq sa ai di, ndaj personit të Vangjush Dakos nuk ka një hetim as në Shqipëri dhe as në Amerikë, ndryshe nga sa ndodh me kryetarin e PD, Lulzim Basha

“Dua t’iu bëj me dije se Vangjush Dako në Shqipëri apo në SHBA nuk ka asnjë hetim në emër të tij. Po e përsëris se Zoti Dako nuk ka çështje penale në ngarkim as në Shqipëri dhe as në Amerikë. Kjo është përgjegjësi personale e çdokujt. Ne nuk mbrojmë askënd, vëmë drejtësinë të parën. Unë nuk e di sesi mund të bësh përgjegjës kryeministrin, kur ai ua lë në dorë përfaqësuesve të PS. Në të gjitha grupet parlamentare ka pasur raste. Dashamir Tahiri nga grupi parlamentar i PD u largua. Në rast se do i shkonim për bazë ligjit të dekriminalizimit, Lulzim Basha duhet që të tregojë se po hetohet në SHBA”, deklaroi Balla. Gjekmarkaj u shpres se nuk ka dijeni për këtë informacion, por që Balla këmbënguli se mund t’i drejtoheni DASH për të marrë informacion, duke ngritur dyshime se Basha nuk është në hetim vetëm në Shqipëri, por edhe në SHBA.

Po ashtu, Taulant Balla vlerësoi se për rastin e Valdrin Pjetrit kurrë nuk i ka shkuar ndërmend se mbi emrin e tij do të kishte një dënim të atillë, duke shtuar se Pjetri më herët kishte punuar në administratën e Berishës. “Në 61 kandidatë, kurrë nuk do më kishte shkuar ndërmend se Valdrin Pjetri të kishte atë problem. Pjetri ka punuar në institucione në kohën e Sali Berishës, që kishte marrë me certifikatën e NATO-s”, deklaroi Balla.



Skip to toolbar