Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

Më të fundit


Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm nga salla e Parlamentit Europian në Bruksel. Ai shprehet se PE-ja mbështet fuqishëm integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

“Ju përshëndes nga salla kryesore e seancave të Parlamentit EuropianBruksel, një institucion që mbështet fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, shkruan ai.

Balla shton se draft-rezoluta e fundit e prezantuar në këtë institucion vlerëson progresin e Shqipërisë, rekordin historik të hapjes të të gjithë grup-kapitujve për 13 muaj.

“Draft-Rezoluta e prezantuar javën e kaluar vlerëson progresin e Shqipërisë, rekordin historik të hapjes së të gjithë grup-kapitujve brenda 13 muajsh dhe ambicjen tonë të përmbyllim negociatat brenda 2027”, thuhet në mesazhin e Ballës. Po ashtu, Taulant Balla ka zhvilluar një takim edhe me Andrey Kovatchev, Zëvendës Kryetar  i Komitetit mbi Çështjet e Jashtme dhe Raporter për Shqipërinë në Grupin e Partive Popullore Europiane. Ai shprehet se Kovatchev i ka thënë se shpreson që Shqipëria të jetë anëtari i ri i BE-së, sa më shpejt të jetë e mundur. Balla ndodhet aktualisht në Bruksel për të marrë pjesë në seancën plenare të Parlamentit Evropian. Ai do të mbajë një fjalim në kuadër të diskutimit mbi “Të Ardhmen e Evropës: Stabiliteti i Tregut të Punës dhe Përforcimi i Kohezionit Social”, duke theksuar arritjet e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, përparimin në reformimin e tregut të punës, si dhe angazhimin e vendit për të përfunduar negociatat e anëtarësimit brenda vitit 2027.



Skip to toolbar