Balla mesazh socialistëve të vjetër që s’morën mandatin

Më të fundit


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka një mesazh për të gjithë koegët e tij që nuk arritën që të merrnin mandatin e tyre të deputetit në këto zgjedhje.

Ai tha në ‘Real story’ se ky duhet parë si moment i natyrshëm që nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PS-së.

“Ervini ka respektuar një porosi tonën shumë strikete, që kryetarët e partisë Socialiste që kandidonin mos të bënin fushatë për veten e tyre. Ai ka qenë në organizmin tonë elektoral. Në bashkinë e Tiranës, ku është drejtuar. Edhe për të vlen e njëjta këshillë që nuk është fundi i botës që s’je anëtar i grupit parlament. Ky ishte rregulli që kemi pranuar. Kur kam ardhur të mbrojë çështjen e listave të hapura, kolegët tuaj përbetoheshin se s’do të kishte thyerje të listës. Unë kam thënë që nëse s’marr votat e mjaftueshme, se dua atë mandat. Edhe Bushati, edhe Kodheli, edhe Majko, Ilir Beqaj, duhet ta shihni këtë si një moment që natyrshëm s’jeni në grupin parlamentar, por jeni pjesë e ekipit të PS. Pasi me rëndësi është që ne e kemi lexuar dhe po e lexojmë me kujdes votën e 25 prillit. Është mandat ndryshe beteja jonë më e madh është për reformimin e vazhdueshëm të shërbimeve publike në vend.”, pohoi ai.

Duke u ndalur tek fakti që në këto zgjedhje, Fatmir Xhafaj theu herësin, Balla komplimentoi kolegun e tij për rezultatin.

“Komplimente fatmirit për rezultatin. Ajo që ne do të bëjmë, është një analizë të rezultateve tona në të gjithë territorin, për të kuptuar se k kanë funksionuar gjerat siç duhet. Pasi pse një beteje, një parti politike ristarton makinerinë për zgjedhjet e radhës. Ky ishte një rast pozitiv të atij konfirmimi, pasi ka shumë prej nesh që kanë thyer herësin. Është zoti Çuçi, Klosi në Berat, Braçe dhe Ruçi. PS në Fier rezultatin e vetë natyral ka 9 mandate.”, tha Balla.



Skip to toolbar