Balla: Nëse PS nuk do merrte 8 deputetë në Elbasan, s’do e merrja mandatin

Më të fundit


Për Taulant Ballën është habi që Pandeli Majko nuk arriti një rezultat në Tiranë për të thyer herësin, por thekson se nuk do e konsideronte si një fund të karrierës së tij politike.

Balla tha në “Real Story” në News24 se nëse do të ishte në dorën e tij për ta vendosur në listë Majkon, do t’i linte vendin e tij në listën e Elbasanit. Duke u ndalur tek rezultati në këtë qark, ai u shpreh se nëse PS nuk do merrte 8 deputetë, ai vetë si drejtues politik nuk do e merrte mandatin.

“Ndaj të gjithë atë që Pandi vetë shprehur. Jam i bindur që Pandi ka bërë një fushatë të mirë, ka luftuar për një rezultat për subjektin zgjedhor pa qenë e nevojshme të fokusohet tek pjesa e votës personale. Ka qenë habi që Pandi nuk arriti një rezultat për ta thyer herësin, megjithatë nuk do e konsideroja si një fund të karrierës politike të Pandeli Majkos. Natyrshëm që është i mirëpritur në PS kontributi i Pandeli Majkos dhe do gjenden mënyrat që një politikan model si Pandeli Majko të japë kontributin e tij. Në Elbasan nëse nuk do isha unë i teti do ishte Pandeli Majko.
Unë kam preferuar të isha i nënti në Elbasan, e kam thënë. Madje kandidatëve për deputetë të pjesës tjetër të listës…Në rast se ne nuk do merrnim 8 mandate në Elbasan, unë nuk do e merrja mandatin e deputetit dhe nëse do e thyeja herësin Nëse PS nuk do merrte 8 mandate në Elbasan, unë nuk do e merrja mandatin
Ky është sistemi që kemi pranuar, tha Pandi dhe unë jam shumë dakord. Drejtuesit politikë të qarqeve morën një përgjegjësi. Një nga arsyet që PS mori këtë rezultat është dhe prej faktit se drejtuesit politikë morën një risk mbi supe. Tek PD drejtuesi politik mund të ishte jashtë listës. Në fund të fundit kjo është një marrje përgjegjësie. Majko ka bërë një fushatë të shkëlqyer, nuk do e quaja fundi i botës që nuk do jetë pjesë e grupit parlamentar, por do jetë Pandi ynë i përhershëm për të ndarë fitoret apo humbjet”, deklaroi Balla.



Skip to toolbar