Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se shumica e shqiptarëve e sheh PS-në ‘si forca e vetme politike që ndërton shtet dhe garanton plotësimin e aspiratës për integrim europian’.
Në një takim në Asamblenë Socialiste të Elbasanit, në kuadër të parapërgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të 25 prillit, Balla theksoi se fakti që një pjesë e shqiptarëve “na shohin si e keqja më e vogël”, nuk duhet ti vetëkënaqë socialistët.
Sipas tij, “dobësia e thellë e kundërshtarit dhe pabesueshmëria e tyre publike, nuk duhet të na vetëkënaqë duke lënë pas dore për asnjë moment organizmin/përmirësimin e strukturës së Partisë sonë”.
“Qasja jonë në qeverisje ka gjithmonë në themel shpirtin e protestës ndaj problemeve me të cilat përballen realisht shqiptarja e shqiptari i thjeshtë cdo ditë, në cdo zyrë shteti, në cdo bashki, në cdo shërbim publik etj.”, u shpreh Balla.
POSTIMI I PLOTE
Në kuadër të takimeve organizative dhe parapërgatitore për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit 2021, mora pjesë në Asamblenë Socialiste të Elbasanit.
“Dobësia e thellë e kundërshtarit dhe pabesueshmëria e tyre publike, nuk duhet të na vetëkënaqë duke lënë pas dore për asnjë moment organizmin/përmirësimin e strukturës së Partisë sonë.
Ne s’mund të jemi të vetëkënaqur se një pjesë e shqiptarëve na shohin si e keqja më e vogël, por shumica e shqiptarëve na beson ne si forca e vetme politike që ndërton shtet dhe garanton plotësimin e aspiratës për integrim europian.
Qasja jonë në qeverisje ka gjithmonë në themel shpirtin e protestës ndaj problemeve me të cilat përballen realisht shqiptarja e shqiptari i thjeshtë cdo ditë, në cdo zyrë shteti, në cdo bashki, në cdo shërbim publik etj.”