Balla-opozitës: Vaksinohuni. Mos abuzoni, mund të keni halle të tjera, por…

Më të fundit


Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla iu përgjigj kërkesës së deputetëve të opozitës për të zbatuar sipas tyre rregulloren e kohës së diskutimit në seancë plenare. Balla tha se Kuvendi do të zbatojë rregulloren e vendosur me konsensus në Konferencën e Kryetarëve, që diskutimet të bëhen me kohë të kufizuar deri në momentin që të gjithë parlamentarët të jenë të vaksinuar.

Balla solli edhe shembullin e mbledhjeve të Parlamentit Europian kur tha se më shumë se 700 eurodeputetë do të diskutojnë për vetëm 4 orë.

Ndërkohë kreu i grupit socialist tha se ka nisur të ketë mes shumicës dhe pakicës në Kuvend një dialog konstruktiv dhe paralajmëroi se për disa çështje me rëndësi që janë sot në axhendën e Kuvendit do të ketë dakortësi me opozitën.

Fjala e Ballës: Është rënë dakort që deri në vaksinimin e plotë të të gjithë deputëtëve si rregull i miratuar me konsensues nga konferenca e kryetarëve ne kemi dakordësuar ti kthehemi punës në komisione pa asnjë limit e po me konsensus është rënë dakort dje që të shtohet një orë për shumën e cështjeve.

Sot në Strasburg në PE 700 eurodeputetë do kenë 4 orë kohë diskutimesh.

Jemi në pandemi botërore, të gjitha parlamentet, s’ka një në Europë që nuk i zhvillon seancat me kohë të reduktuar qëndrimi në seancë plenare.

Kuvendi i Shqipërisë, apeli im është t’i bindemi asaj kërkese që ne ia bëjmë qytetareve po kemi deputete që s’e kanë kryer ende, procesin e vaksinimit.

Kur të kemi situatën nën kontroll edhe brenda kësaj salle do ecim hap pas hapi.

Mos abuzoni duke iu referuar rregullores. E kuptoj mund të keni halle të tjera por kjo seancë do zhvillohet sipas këtij vendimi, jam shpresë plotë se në fund të kësaj seance do kemi dakortësi për disa cështje të rëndësishme që në fund të fundit ka filluar të ketë një dialog konstruktiv shumicë pakicë në Kuvend.



Skip to toolbar