Ballafaqimi Bislimi-Petkoviç në BE, Dash: Dialogu Kosovë-Serbi është e vetmja rrugë përpara

KOSOVA


Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të rikthehet sot në Bruksel me një takim mes kryenegociatorëve. Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç janë në Bruksel, ndërsa ende nuk dihet nëse do të ketë një takim trepalësh me ndërmjetësimin e Miroslav Lajçak.

Tema e diskutimit është gjetja e një rruge përpara në procesin e dialogut, me fokus të veçantë zbatimin e marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve.

Megjithatë pritet të flitet dhe për zhvillimet e fundit. Lidhur me këtë proces ka ardhur dhe një porosi nga Shtetet e Bashkuara.

Departamenti Amerikan i Shtetit, tha për Radion Evropa e Lirë, se “e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë është në institucionet e Bashkimit Europian dhe se dialogu mes tyre është e vetmja rrugë përpara. Uashingtoni nuk ka komentuar kushtet apo kërcënimet e fundit të lëshuara nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. 



Skip to toolbar