Balluku, “Akuza pa asnjë provë!”, Meçe: ‘Republika e Prokurorëve’ pasojë e hapësirës që u la Rama!

Më të fundit


Analisti Arben Meçe tha se debati për Ballukun nuk prish provat ekzistuese, sepse dokumentacioni i çështjes ka katër vite që është mbyllur. Ai theksoi se Rama nuk e pranoi padinë pa prova, ndërsa theksoi se republika e prokurorëve u krijua nga hapësira që Rama la duke menduar se ndërgjegja profesionale do të kalonte mbi egon e prokurorëve.

 “65 për qind e burgjeve tona janë me të paraburgosur. Nëse ne debatojmë për Ballukun, do të prisheshin provat; çfarë provash kur çështja dokumentacioni ka 4 vjet që është mbyllur. Në kohën kur Balluku ishte e pezulluar, gjykatat kanë marrë 27 dosje, jo në Drejtorinë e Ballukut, por tek Drejtoria e Rrugëve. 

Tre dorëheqjet e saj janë në situata të ndryshme. Rama nuk e pa padinë me seriozitetin e duhur, sepse të dhënat në atë padi nuk sollën asnjë provë. Nuk ka prova! Nëse nuk ke prova, mund të ngresh çdo lloj akuze. Rama nuk e pranoi sepse nuk kishte bindje. Imuniteti është institucioni më i rëndësishëm që mbron punonjësin publik nga papërgjegjësia.Papërgjegjësia e prokurorit për të bërë show, këta prokurorë e panë veten të fuqishëm nga kjo hapësirë që Rama u la atyre. Rama u la hapësirë duke menduar që ndërgjegja profesionale do të kalonte mbi egot e tyre. Tek Veliaj, kam parë një prokuror që bëri protagonizëm politik dhe sjelljet e tij janë për t’u dënuar. Ai ekspozoi se kush është republika e prokurorëve.” 



Skip to toolbar