Balluku/ “Legjislacioni ynë, i paunifikuar”, Çupi: Me këtë drejtësi nuk shkohet në BE!

Më të fundit


Analisti Frrok Çupi komentoi për Neës Line zhvillimet e fundit për një ndër çëhstjet më të rëndësishme të drejtësisë. Çupi tha se ndaj Ballukut nuk ka asnjë akzuë dhe se ajo që quhet akuzë nuk është korrupsioni. Çupi shtoi më tej se me këtë drejtësi nuk shkohet në Bashkimin Europian dhe se në këtë vend shkelet e drejta e individit.

“Legjislacioni ynë, për fat të keq, është i paunifikuar. Mosunifikimi ka krijuar kakofoni dhe zhurmë mes paragrafeve. Prokurorë qëllimkëqij, gjyqtarë qëllimkëqij mund të hyjnë dhe të dalin nga legjislacioni. Një gjë që e ndalon Kushtetuta e lejon Kodi Penal dhe anasjelltas. Është bërë nga dilentantë ose për qëllime të këqija, ka injorancë maksimale.

Nëse ka veprime absurde, ka drejtësia. Jemi në kushtet ku drejtësia duhet të bëhet gati të futet në BE. Me këtë drejtësi nuk shkohet në BE. Pa ndërhyrje në drejtësi nuk bëhemi anëtarë të BE-së.

E vetmja gjë që shkelet në këtë vend është e drejta e individit. Në tavolinë nuk ka akuzë për Ballukun dhe ajo që e quajnë akuzë nuk është korrupsion. Kanë formuluar një akuzë të tmerrshme për teorinë e drejtësisë: pabarazi në tendera. Barazia dhe pabarazia nuk janë nocione të gjyqësorit. Barazia është nocion social.

Skenari tjetër është vendosja e autoritetit të shtetit. Unë i qëndroj pjesës njerëzore që jetojmë në epokën moderne të shteteve. Forcimi i shtetit formon individin.”



Skip to toolbar