“Balluku qëndron në detyrë”, Rama: Ndërhyrje në legjislacion. Funksionet e padelegueshme kushtetuese s’mund të pezullohen

Më të fundit


Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën “X”, për mosvendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila riktheu pezullimin e zëvendëskryeministres dhe njëherësh ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Rama bëri publike tre konkluzionet që u vendosën nga mbledhja e Grupit Parlamentar lidhur me këtë çështje. E para:

3 konkluzione nga mbledhja e Grupit Parlamentar pas mosvendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe rivendosjes së pezullimit të ministres nga : Funksionet e padelegueshme kushtetuese nuk mund të pezullohen kurrsesi nga askush. Te pika e dytë, Rama shprehet se Grupi Parlamentar do të angazhohet për ta ndjekur deri në fund. Dhe e treta, SPAK në kushtet e pezullimit mund të vazhdojë lirshëm hetimet.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

  1. Funksionet e padelegueshme kushtetuese, nga ai i anëtarit të qeverisë tek ai i Presidentit të Republikës dhe jo vetëm, nuk mund të pezullohen kurrësesi nga askush duke u nisur nga një emër përveçëm, sepse pezullimi paralizon funksionin, pra institucionin që ai/ajo drejton.
  2. Nisur edhe nga leximi i deklaratës publike të Gjykatës Kushtetuese, ku të gjithë anëtarët e trupës shfaqen unanimë lidhur me problemin, po ndahen tek rrugëzgjidhja, grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion.
  3. E vetmja palë e përmbushur nga rikthimi i pezullimit është SPAK-u, që në kushtet e pezullimit mund të vazhdojë krejt qetësisht hetimin përkatës, ndërkohë që deri në adresimin ligjor të zgjidhjes nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën që SPAK-u bëri pas rënies së masës së pezullimit.

Një shtesë nga ana ime:

SPAK-u nuk preket, vetëm mbështetet. Liria dhe e drejta e çdo prokurori për të hetuar çfarëdoqoftë e këdoqoftë nuk preken, vetëm garantohen. Pavarësia kushtetuese e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, gjithashtu nuk preken. Vetëm garantohen.

3 konkluzione nga mbledhja e Grupit Parlamentar pas mosvendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe rivendosjes së pezullimit të ministres nga :

1. Funksionet e padelegueshme kushtetuese, nga ai i anëtarit të qeverisë tek ai i Presidentit të Republikës dhe jo vetëm, nuk mund të…

— Edi Rama (@ediramaal) February 9, 2026



Skip to toolbar