Kreu i qeverisë Edi Rama, ka reaguar sërish në lidhje me pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, dhe vendimin e Kryeministrisë për ta çuar çështjen në Kushtetuese.
Sipas Rama, pezullimi i një ministri nuk i bllokon firmën vetëm atij, por të gjithë dikasterit, duke lënë pezull dhe çuar pas çdo punë që i takon ministrisë së caktuar.
“Shembujt që sjell janë për të treguar se i tepërt është pezullimi i ministrit. Bllokon krejt sektorët që mbulon, se jo vetëm që nuk firmos dot vetë ministri i pezulluar, por askush në emër të dikasterit të tij.
Si do ia bëjmë? Këto janë punë të bllokuara që do të shtohen përditë, ndaj kam shkuar në Kushtuese. Nuk jam këtu për të ndërhyrë në punën e gjyqtarit, unë flas për ndërhyrjen konkrete brutale në përbërjen e qeverisë, marrjen konkrete të kompetencave që Kushtetuta ia jep kryeministrit”, tha Rama ndër të tjera.
