Bamir Topi jep dorëheqje nga drejtimi i partisë Fryma e Re Demokratike.
Akti ndërrmerret një ditë pasi përfaqësuesi i FRD-së, Sali Shehu firmosi marrëveshjen me kryedemokratin Lulzim Basha për të qenë pjesë e koalicionit opozitar në zgjedhjet e 25 prillit.
“Në shprehje të vullnetit TIM, deklaroj dorëheqjen në mënyrë të menjëhershme dhe të parevokueshme, nga detyra e Kryetarit të Partisë “Fryma e re Demokratike”, thuhet në letrën e dorëheqjes siguruar nga ‘Real Story’.
Ky vendim vjen një ditë pasi përfaqësuesi i FRD-së, Sali Shehu firmosi marrëveshjen me kryedemokratin Lulzim Basha për të qenë pjesë e koalicionit opozitar në zgjedhjet e 25 prillit.