Bar West/ Basha në protestë edhe pas 100 vitesh, ndërsa Meta, turist në Bosnje

AKTUALITET


Dy figurat më të pëlqyera për meme humoristike në rrjet janë padyshim Basha dhe Meta. Qëndrimet e tyre në politike përkthehen në foto humoristike në rrjetet sociale, por siç thotë populli shakaja është gjysma e së vërtetës.

Referuar thirrjeve prej 6 muajsh të Bashës për protesta, në rrjet ai shfaqet duke drejtuar protesta të “dhunshme” të opozitës edhe në vitin 2134, por në versionin high tech. I vetmi që nuk është modernizuar është Basha.

Ndërsa Ilir Meta nuk ka shumë nevojë për meme pasi ato i bën edhe vetë mjafton ta ndjekesh ne facebook. Me postimet e fundit tregon se është kthyer në turist në Sarajevë. Nga video e së mërkurës me qen dhe përshëndetja për macen, të enjten presidenti ka postuar fanelën e ekipit skocez Celtic, madje duke uruar gjithë tifozët e tij “të jashtëzakonshëm”.

Ilir Meta në prag shkarkimi, prej disa ditësh ndodhet në Sarajevë ku mori pjesë në Samitin e organizuar nga udhëheqësi i serbëve të Bosnjes Dodik, dhe ku qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës bojkotuan për shkak se Bosnja nuk e njeh ende shtetin e pavarur të Kosovës.

Kur festa të rrëmben!😁Momente të jashtëzakonshme sot në Sarajevë me tifozët e Celtic FC🍀, para ndeshjes së turit të parë kualifikues të Champions League.Nuk mungoi një shëndet për Rudi Vatën, yllin e Kombëtares sonë🇦🇱 dhe të Celtic FC🍀.

Gepostet von Ilir Meta am Dienstag, 9. Juli 2019


Skip to toolbar