Barack Obama: Joe Biden njeriu i duhur për të drejtuar SHBA

AKTUALITET


Ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama ka mbështetur publikisht ish zëvëndësin e tij Joe Biden në garën e këtij të fundit për Shtëpinë e Bardhë, në zgjedhjet 2020 përballë Presidentit Donald Trump që synon rizgjedhjen. Në fjalën e tij, e cila u bë përmes një video të publikuar në kuadër të fushatës së Bden, Presidenti Obama shprehet se ish zëvëndësi I tij ka një ekpseriencën, ndjeshmërinë, besimin dhe ekspertët e duhur për të drejtuar vendin. Ai thote se fushat e Biden u bë më e fortë përballe garës me senatorin Bernie Sanders, I cili pak ditë më parë e ndërprehur fushatën e tij dhe mbështet publikisht kandidaturën e Joe Biden për garën Presidenciale 2020. 

Video e Presidentit Barack Obama në mbështetje të kandidaturës se Joe Biden në Presidencialet 2020



Skip to toolbar