Barcelona ka konfirmuar dëmtimin e Marc-Andre ter Stegen. Gardiani i portës dhe kapiteni i ekipit u dëmtua ditën e dielë, në sfidën që katalanasit fituan 5-1 ndaj Villarreal.
Pas vizitave mjekësore të zhvilluara ditën e sotme është mësuar se portieri ka këputur tendinën e gjurit të djathtë. Futbollisti sot do t’i nënshtrohet një operacioni,.
Pritet që gjermani do të mungojë 7-8 muaj, nëse operacioni shkon mirë dhe rekuperimi shkon sipas planit.