Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi i ftuar në “Real Story” ndër të tjera tha se në këtë momente është e rëndësishme që i gjithë kampi opozitar të qetësohet dhe të ulet në tavolinë për të bërë opozitë.
Sipas tij shumë prej deputetëve të opozitës nuk marrin guximin të flasin në seancë plenarë, sepse e dinë që nuk do të dëgjohen nga kolegët e tyre, të cilët e kanë mendjen tek konflikti i brendshëm.
Më pas Bardhi, i bëri thirrje Bashës dhe grupit të tij që të reflektojë dhe të ulet në tavolinë edhe pse Berisha e ka “përjashtuar”.
“Në këtë moment që ndodhet opozita, është e nevojshme të qetësohemi, të ulemi në një tavolinë dhe të bëjmë opozitë dhe të denoncojmë aferat e Ramës.
Unë kam kolegë të mi, që kanë mbi 6 muaj apo një vit, nuk pranojnë të flasin, sepse thonë fryma që është këtu nuk e ka mendjen të ri të dëgjojë, se kanë mendjen te situata e brendshme dhe janë njerëz që kanë cfarë të flasin.
Kjo gjë e ka penalizuar jo vetëm PD, por opozitë në tërësi dhe Shqipërinë. Gjej rastin ta ftoj Bashën dhe një pjesë të kolegëve të reflektojnë dhe të ulemi bashkë.
Berisha e ka përjashtuar Bashën? Nuk ka vënë Berisha asnjë kusht të tillë. Njoftimet i kam bërë dhe ai është qëndrimi i Berishës. Të gjithë janë ftuar në çdo takim që kemi bërë, ka qenë zgjedhja e tyre të mos marrin pjesë, madje Basha tha shkoni te “bunkeri”. Unë nuk kam shkuar në asnjë bunker, ai po përpiqem të nxjerr PD nga bunkeri, sepse sic dihet PD është e izoluar.
Sot partnerët tanë ndërkombëtar nuk dinë kë të takojnë në PD, sepse nuk duan të bëhen pjesë e konfliktit. Duke mbajtur ndez konfliktin kemi izoluar partinë.
Nëse unë dhe secili prej kolegëve të mi nuk jemi të zot të zgjidhim hallet tona, nuk mund të dal t’i kërkoj popullit votë.
Sa i takon deklaratave të SHBA dhe BE, e kam thënë edhe më parë, unë e mbështes 100% deklaratën e SHBA. Kam pasur një reagim institucional me delegacionin e BE, pasi ka një pasaktësi në deklaratën tyre. Unë mbaj përgjegjësi për deklaratat e mia, në konflikt me ata nuk hyj” tha Bardhi.