“Bardhi, lojë me dy porta”, Zheji: Do të përvëlohet nëse e vazhdon. Po nënvlerëson Berishën

Më të fundit


Analisti Artur Zheji i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News foli për rikthimin në normalitet të Parlamentit.

Ai u ndal te demokrati Gazment Bardhi, ku tha se po luan me dy porta, nga një anë bën të dërguarin e Sali Berishës dhe nga ana tjetër i shkel syrin PS-së, ndërsa shtoi se do të përvëlohet nëse e vazhdon.

Në lidhje me raportin Berisha- Bardhi, Zheji tha se ky i fundit po e nënvlerëson ish-kryeministrin, por Berisha nuk e mbivlerëson atë.

“Shoh një tendencë konspirative. Bardhi luan me dy porta, bën të dërguarin në emër të Berishës dhe nga ana tjetër i shkel syrin mazhorancës. Lojë e rrezikshme, që do të digjet, përvëlohet nëse do e vazhdojë. Doktori kurrë nuk ka pushuar së qeni i kthjellët.

Gazi është një djalosh ambicioz, nënvlerëson Berishën, por ky i fundit nuk e mbivlerëson. Ka një rrip në fund që thotë ‘kthehu pas, i am the boss’. Doktori ka nevojë që të tregojë (referuar ndërkombëtarëve) se është poli i pushtetet dhe të tjerët janë satelitet.“, tha ai. /abcnews.al



Skip to toolbar