Në studion e Tirana Live, kandidatja e PD për Vaun e Dejës, Klomentina Drini, komentoi edhe mbështetjen e Gazment Bardhit, për kandidatin e Foltores në Vaun e Dejës, Zef Hila.
“Ai në deklaratë e ka pohuar se me cdo kosto jam këtu për Zef Hilën. Ka që në 2019 që është në mbështetje të tij, e suporton i ka hap rrugë.
Nuk e di cila është kosto e mbështetjes, por di se po abuzojnë me atë që iu kanë premtu demokratëve, drejtësinë. Dhe jo me marrëveshjen me Sali Berishën.
Në mënyrë të drejpërdrejtë nuk janë burra me dal e të thonë mbështes Sali Berishën, se kanë frikë Amerikën, se ata që janë burra dalin haptaz e thotë të vërtetën”- u shpreh ajo, ndërsa komentoi edhe ndryshimin e qëndrimit të Berishës, ndaj Bardhit.
“I bëri nder Sali Berishës, që erdhi në Vaun e Dejës. Berisha mendoi që duke ardh Gazment Bardhi në Vaun e Dejës, mund ta zgjidhte fitoren, por nuk e zgjidh dot se njerëzit janë lodhur edhe prej kandidatit të tij, të Ilir Metës, sepse Sala për momentin është fantazmë në strukturat e koalicionit, edhe foli për Tom Doshin. Në fakt unë do kisha cek dicka, do ishte mirë, që Sala të marrë pak informacion se kush ka bashkëpunim me Tom Doshin. Me kuptu pse gjithmonë, lokalja del deputeti, vendorja del kryetari I Bashkisë” – theksoi Drini.