Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story”, ka përsëritur edhe njëherë që Berisha ka shkaktuar situatën në të cilën ndodhet PD-ja dhe se ai nuk e Meriton të jetë lider në atë parti.
Bardhi tha se për çdo akuzë në formë shpifjeje që Berisha do të ngrejë ndaj tij, Bardhi do i kundërpërgjigjet me një të vërtetë.
“Dua të them që ne nuk duam që të kemi një betejë brenda PD-së por Berisha është ai që vendosi fokusin e betejës brenda PD-së. Personalisht kam bërë një zgjedhje për të gjithë njerëzit që kanë besuar tek unë se për çdo shpifje që bën Berisha ndaj meje, unë do ti përgjigjem me një të vërtetë ndaj tij. Atë që unë besoj, që ai nuk është e ardhmja e PD-së e kam thënë e do ta them me zë të lartë. Jam i bindur që në politikë nëse bën gjërat që besojnë koha do të japë të drejtë. Unë besoj që Berisha nuk është e ardhmja e PD-së. Ai është i izoluar nga partnerët tanë strategjikë dhe pas 32 vitesh PD-ja duhet të prodhojë një lider të ri.”- tha Bardhi