Basha: 22 vite burg për politikanët që përfshihen në krime zgjedhore

Më të fundit


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkon ndryshimin e Kodit Penal. Ashtu siç edhe e kishte paralajmëruar, Vettingu në Politikë, nuk ishte propozimi i fundit i kryedemokratit Lulzim Basha.

Sot, ai ka nxjerrë propozimet e radhës kësaj herë për ndryshime në Kodin Penal, ku kërkohet edhe ashpërsimi i dënimin në përputhje me atë të Italisë fqinje. Për këdo politikan që kryen krime zgjedhore, Basha propozon dënimin me 22 vite burg, por edhe ndalimin e përjetshëm të ushtrimit të funksioneve të tjera publike.

‘Krahas vettingut në politikë, me qëllim dhënien fund njëherë e mirë lidhjeve të botës së krimit me politikën, PD do të propozojë ndryshimin e Kodit Penal, në përputhje me Kodin Penal italian (n. 416 ter), duke ashpërsuar dënimet për këdo që kryen krime zgjedhore.

  1. Kushdo që pranon drejtëpërdrejtë apo nëpërmjet ndërmjetësve, premtimin për të fituar vota nga elementë të krimit të organizuar, në shkëmbim të parave apo favoreve të tjera, dënohet me 15 vite burg.
  2. I njëjti dënim parashikohet edhe për elementët e krimit të organizuar që kanë dhënë premtime të tilla, apo këdo tjetër që rezulton i përfshirë.
  3. Nëse politikani, i përfshirë në një skemë të tillë, zgjidhet, ai dënohet me 22 vite burg.
  4. Politikanit dhe kujtdo që përfshihet në veprimtari të tilla i ndalohet përjetësisht ushtrimi i funksioneve publike.
    Qeverisja dhe fatet e shqiptarëve nuk mund të diktohen nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Partia Demokratike do të bëjë gjithçka që zëri i qytetarëve shqiptarë të dëgjohet dhe vullneti i tyre të respektohet.’- shkruan Basha.


Skip to toolbar