Në tryezën e opozitës për lirinë e medias, ndër të tjera kreu i PD-së, bëri “mea culpa” për sjellën e PD-së me mediat përgjatë 30 viteve të pluralizmit, por pas kësaj ndjese të Bashës ka reaguar zëvendës kryeministri Erion Braçe, i cili shkruan se kjo ishte një skenë e ndyrë. Sipas Braçes “mea culpa” nuk e shlyen dot krimin, siç ishte ai i vrasjes së katër protestuesve në mes të Bulevardit.
“Mea culpa që shleu vrasjet në Bulevard! Mea culpa që shleu krimet e qeverisë Berisha mbi gazetarë!. Patjetër, “Mea Culpa” si për ata të katërt që pushkatuan në mes të Bulevardit! Patjetër, “Mea Culpa” shlyen çdo krim pushteti!
Patjetër, ti i jep një dore me shpifjen “e vrau ky me çadër në dorë, jo pushteti” apo, “gazetari im u shpua nga glasa e një zogu, jo nga plumbi i pushkës së shtetit”! Skenë më të ndyrë se sa kjo “Mea Culpa” nuk ka!”, shkruan Braçe në reagimin e tij.
Opozita njëzëri u shpreh kundër paketës Anti-shpifje të propozuar nga qeveria që mori votat e komisionit të ligjeve, ndërkohë që do të miratohet në kuvend në seancën e 19 dhjetorit. Kjo paketë synon të vendosë rregulla në mediet online, për të cilat parashikohen gjoba në rast se abuzojnë me lajmet e rreme. Paketa anti-shpifje është kundërshtuar edhe shoqatat e gazetarëve.