Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka postuar një video në facebook përmes të cilës i bën thirrje shqiptarëve që të votojnë për zgjedhjet që po zhvillohen në Europë për Parlamentin Europian. Ai kërkon që shqiptarët të votojnë për partitë e djathta, simotra të PD-së.
Kjo thirrje e Bashës vjen në një moment kur vetë ai dhe parti që ai drejton kanë vendosur të bojkotojnë zgjedhjet në Shqipëri. Nga njëra anë Basha thotë se në Shqipëri s’do ketë zgjedhje në 30 qershor, nga ana tjetër i nxit shqiptarët të votojnë për zgjedhjet në PE.
“Në shqipëri po zhvillohet një betejë për jetë a vdekje për zgjedhje të lira e të ndershme, të lirisë ekonomike dhe dinjitetit për një të ardhme europiane.
Por në të njëjtën kohë këto ditë po zhvillohen edhe zgjedhjet në Parlamentin Europian.
Kërkoj nga ju që të ndani pak minuta nga koha juaj dhe të zgjidhni Partinë Popullore Europiane kudo ku ndodheni në vendet e BE, të zgjidhni partitë si motra të partisë Popullore Europiane.
Votoni kandidadin tonë, Manfred Weber, tha Basha në videon e tij drejtuar shqiptarëve që jetojnë në BE”, deklaron Basha.