Basha heq dorë nga “armëpushimi”, akuza qeverisë për mungesë ndihmash

AKTUALITET


Ndonëse kishte deklaruar se tërmeti nuk është moment për të bërë politikë, ka mjaftuar vetëm 1 javë heshtje në këtë drejtim dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka hequr dorë nga politika e solidaritetit për t’iu kthyer akuzave drejtuar qeverisë. Kreu i PD-së, ka vizituar banorët e dëmtuar nga tërmeti në Gjuricaj, Kërtushë të Ishmit dhe Armath ku banorët kërkojnë ndihmë dhe sipas Bashës qeveria nuk ka marrë asnjë masë.

Basha thotë se pavarësisht thirrjeve të banorëve ka munguar vëmendje e qeverisë në drejtim të tyre, ndërsa ndihmat janë shpërndarë në mënyrë selektive.

“Gjendje shumë e rëndë e banorëve në Gjuricaj dhe Kërtushë të Ishmit dhe në Armath. Situata është emergjente, 90 përqind e shtëpive në Gjuricaj janë dëmtuar rëndë, shumica jashtë përdorimit. Banorët thonë se megjithë thirrjet e përsëritura nuk është marrë asnjë masë. E njëjta situatë në Kërtushë dhe Armath. Njerëzit ankohen gjithashtu për mungesë ndihmash dhe shpërndarje selektive.

Është EMERGJENTE rritja e numrit të vlerësuesve në terren në mënyrë që vlerësimi i objekteve të shtrihet në të gjithë zonat e goditura dhe të përfundojë sa më shpejt.

Kjo do të mundësonte vlerësimin e dëmit dhe nisjen e rikonstrusionit të objekteve të riparueshme dhe  do tu jepte mundësi  qytetareve, banesat e  të cilëve  janë të pabanueshme të organizonin jetën e tyre deri në rindërtimin e shtëpive”, shkruan Basha i cili përsërit edhe njëherë planin e tij me 3 pika për përballimin e situatës.

“Për këtë arsye duhet urgjentisht:

1. Mobilizimi i të gjitha kapaciteteve njerëzore. Janë rreth 500 inxhinierë që kanë shprehur gatishmërinë të kontribuojnë vullnetarisht. Është detyrë e shtetit ti organizojë dhe ti vërë në punë për vlerësimin e dëmeve!

2. Sa më parë të bëhet vlerësimi  i objekteve të dëmtuara, aq më shpejt qytetarët do të kenë mundësi të sigurohen dhe të adresojnë nevojat e tyre të menjëherëshme dhe afatgjata.

3. Alokimi i fondeve të buxhetit për ti përdorur  në  funksion të qytetarëve të dëmtuar është hapi i tretë i domosdoshëm. Kjo duhet të nisë me anullimin e menjëhershëm të 150 milion dollarëve të planifikuar për dhjetë oligarkë dhe alokimi i tyre për familjet në emergjencë”, shkruan kreu i PD-së.

Gjendje shumë e rëndë e banorëve në Gjuricaj dhe Kërtushë të Ishmit dhe në Armath.Situata është emergjente, 90 përqind…

Gepostet von Lulzim Basha am Dienstag, 3. Dezember 2019


Skip to toolbar