Duket se kryedemokrati Lulzim Basha nuk do të rrijë duarkryq ditën e nesërme ndërsa zhvillohet Kuvendi Kombëtar i PD-së i thirrur nga ish-kryeministri Berisha.
Ndërsa Berisha me të tijët do të jetë në stadiumin “Air Albania”, kryedemokrati Basha ka lajmëruar ditën e nesërme një kremtim për themelimin e PD-së.
Eventi do të zhvillohet nesër në orën 12:00 në selinë blu si një event ku do të festohet triumfi i demokracisë mbi gjithçka.
Ashtu sikurse edhe në Ditën e Rinisë, edhe kjo datë e shënuar për PD-në do t’i gjejë Bashën e Berishën të ndarë.