Basha në Durrës: Të rritet numri i vlerësuesve të dëmeve

AKTUALITET


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua në Durrës me disa prej banorëve të prekur nga tërmeti, që jetojnë në një prej kompleksve 12-katësh. Basha tha se rruga më e mirë për t’i ndihmuar banorët është rritja e numrit të inxhinierëve vlerësues. Ai kërkoi vlerësues të certifikuar nga shteti në mënyrë që qytetarët të ndihen sa më të sigurt dhe të qetë.

“Ajo që po kërkojmë ne është të rritet numri i vlerësuesve, por që të jenë të certifikuar nga shteti, pasi kjo nuk është punë partish. Problemi kryesor që shoh është se, duke mos pasur vlerësime, njerëzit, ndjehen të pasigurt, të paqetë, se edhe po qe lajm i keq, njeriu e ndan mendjen. Ajo që tani kemi në dorë është të sjellim sa më shumë vëmendje tek ju”- iu përgjigj Basha banorëve

Pas tërmeti tragjik të 26 nëntorit që la pas 51 viktima dhe 913 të plagosur, Basha është gjendur në terren pranë banorëve të prekur për t’i ndihmuar, duke qëndruar larg akuzave dhe debateve politike.



Skip to toolbar