Basha në Kuvend: Demokracia shqiptare ka vdekur, ekzekutor Rama

Më të fundit


Në foltoren e Kuvendit fjalën e ka marrë kryedemokrati Lulzim Basha, pas ardhjes së kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se demokracia shqiptare nuk është në krizë, por ajo sipas tij ka vdekur.

Basha u shpreh se demokracia shqiptare është vrarë dhe se ekzekutori, sipas tij, është kryeministri Edi Rama. Më tej, lideri i demokratëve është duke bërë një analizë të qeverisë, që e cilësoi si një “kufomë” ndërsa shtoi se dështimet do t’i radhisë në bazë të raporteve të partnerëve ndërkombëtarë.

“Demokracia shqiptare nuk është krizë, ajo ka vdekur. Ka vdekur në shtyllat e saj kryesore. Në themelin e saj janë zgjedhjet e lira. Demokracia shqiptare është vrarë. Gishti mund të drejtohet tek shumë prej nesh në këtë sallë, apo tek ata që. Ekzekutori i vetëm është Rama. Këto janë pasoja tragjike të një keq qeverisjeje. Ky njeri nuk do të ishte sot këtu duke treguar përralla për atë që nuk ka bërë dhe atë që nuk do të bëjë në të ardhmen, por do të ishte duke u marrë me avokatët e tij mbrojtës, për atë që i ka bërë vendit bashkë me ortakët e tij.

Ai që qëndron ulur këtu mbrapa po thotë që Shqipëria po ecën kryelartë falë veprave të lavdishme dhe unitetit të parti-popullit. Më lejoni ti bëj autopsinë kufomës së kësaj qeverie, me bisturitë e partnerëve.” 



Skip to toolbar