Basha “njeh” 30 qershorin. Nuk përmend dekretin e presidentit

Më të fundit


Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, Basha  duket se e ka njohur 30 qershorin dhe e ka lënë mënjanë derektin e presidentit, të cilën që prej daljes së tij dhe deri sot mazhoranca e ka cilësuar akt nul administrativ.  Në një dalje publike, ku Basha komentoi vendimin e Kolegjit Zgjedhor, nuk e ka përmendur me dekretin e presidentit, pas te cilit kishte që më datë 8 qershor që ishte  mbërthyer  fortë dhe deklaronte se nuk do të kishte zgjedhje më 30 qershor. Në gjithë ligjërimin e tij Basha vetëm ka kritikuar këtë vendim duke e cilësuar false dhe të parapërgatitur nga Kryeministri Rama.

 “Kolegji zgjedhor ka marrë sot një vendim krejtësisht të parëndësishëm, por që po përdoret nga Edi Rama si makinacion për të krijuar një ligjshmëri false të votimeve farsë të 30 qershorit, të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po i përgatit dhe zbaton në shkelje të Kushtetutës dhe të çdo ligji. Kolegji zgjedhor ka kompetencë vetëm shqyrtimin e mosmarrëveshjeve që lidhen me procesin zgjedhor, dhe vetëm në bazë të Kodit Zgjedhor. Asnjë institucion përveç Gjykatës Kushtetuese nuk mund të shprehet për dekretin e Presidentit të Republikës. Vendimi i sotëm është e gjitha një histori makinacioni, e përgatitur në çdo detaj nga Edi Rama. Me një skenar të trashë, u sajua një kërkesë false, nga një parti false, në bazë të së cilës kolegji zgjedhor shpalli një vendim të parapërgatitur nga Edi Rama, për ta shitur edhe jashtë vetë objektit të vendimit. Edi Rama po shkon drejt votimeve njëpartiake, për të instaluar në krye të bashkive njerëzit e kapur nga krimi njerëz të korruptuar dhe vegla të verbra të tij. Në këtë turravrap të tij autokratik dhe kriminal, ai po rreket që të krijojë fasadën e zgjedhjeve legjitime. Po përpiqet ta paraqesë çdo gjë normale. ” – tha Basha

Basha, edhe pse kritikoi vendimin Kolegjit Zgjedhor dhe u duk në një farë mënyre se e pranoi 30 qershorin,  ai bëri edhe një hap tjetër që u dukë si një mundësi se opozita mund të hyjë në zgjedhje dhe t’i rikthehet procesit politik duke paraqitur dy kushte, madje duke cilësuar se kjo do të arrihet pa kosto shoqërore, pavarësisht planit të Ramës për destabilizim. Pra edhe pse deri më sot kishte folur për përplasje civile, duket se Basha është tërhequr duke u mundur të shpëtojë çfarë mund të shpëtohet nga “vetëvrasja e tij politike” siç e cilëson edhe kryeminsitri Rama mospjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje. Kjo konfirmon dhe atë që RealStory.al tha më herët gjatë ditës së hënë se një marrëveshje politike do të ketë, por kjo do të ndodh pas 30 qershorit. Nisma, duket se ka mbështetjen e OSBE dhe të Gjermanisë, Britanisë dhe Italisë, që pritet të mblidhen mëngjesin e të martës  në selinë e OSBE në Tiranë.

“Nuk ka asnjë pikë dyshimi se një qeveri e re, një qeveri e ndershme do të jetë në gjendje të hapë menjëherë negociatat me BE-në. Një qeveri e re do të jetë në gjendje të luftojë krimin e organizuar dhe të çlirojë ekonominë e politikën nga krimi. Dalja para drejtësisë të atyre që kanë vjedhur zgjedhjet dhe që kjo të ndodh duhet që Edi Rama të largohet nga kryeministër. Këto dy kushte janë të panegociueshme për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje. Pa u plotësuar ato, ne nuk do t’i rikthehemi asnjë procesi politik. Pa ndëshkueshmërinë e së keqes, e keqja vetëm do të përsëritet. Edi Rama do të përpiqet me çdo kusht t’i shmangë këto dy zhvillime, por nuk ka për t’ia dalë. Ne do t’i arrijmë këto dy objektiva të rëndësishme pa asnjë kompromis. Ne shpresojmë që ato do të arrihen pa kosto shoqërore. Plani i Edi Ramës për destabilizm dhe luftë mes shqiptarëve, do të dështojë.” – tha Basha  



Skip to toolbar