Basha: PD ka rrëzuar kultin e individit duke u ndarë nga e shkuara

Më të fundit


Kryedemokrati Lulzim Basha deklaron se demokratët do të bashkohen më 18 dhjetor për të zgjedhur sërish të ardhmen. Në një postim në “Facebook”, Basha shkruan se ora më e errët është ajo pak përpara agimit dhe e krahason situatën sot me atë të para 31 viteve kur PD u themelua për të ndarë të ardhmen nga e shkuara.

“Ora më e errët është ajo pak përpara agimit. Kështu ishte 31 vite më parë, kur Partia Demokratike e Shqipërisë u themelua për të ndarë të ardhmen nga e shkuara, për të sjellë lirinë, për të rrëzuar kultin e individit dhe për ta ribashkuar Shqipërinë me Perëndimin. Kështu është sot. Prandaj ditët më të mira i kemi përpara. Demokratët do të bashkohen më #18Dhjetor për të zgjedhur sërish të ardhmen, e me qytetari do ofrojnë modelin e ndryshimit që shqiptarët kërkojnë, për t’i dhënë fund tranzicionit”, shkruan Basha.


Basha Fb



Skip to toolbar