Basha për raportin e FMN: Dy paketat anemike, Rama do grabisë deri në fund

Më të fundit


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me të dhënat e publikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ku në raport thuhej se Shqipëria renditej e fundit në Europë sa i takon investimit për situatën e COVID-19.

Në një konferencë për mediat, lideri demokrat akuzoi kryeministrin Edi Rama se çdo qytetar e ka ndjerë në kuletën e tij situatën e vështirë ekonomike. Basha i cilësoi dy paketat ekonomike që dha qeveria për krizën e COVID-19, si paketa anemike.

“Ditën e djeshme FMN publikoi të dhënat tronditëse sa i përket braktisjes që qeveria shqiptare ka bërë në këto muaj të pandemisë. Pas meje do të projektohet një grafik i publikuar nga FMN, i cili tregon se Shqipëria, kolona e fundit e kuqe, është në vendet në zhvillim, ka investuar 0.86 % për t’u përballur me pandeminë. Është vendi i fundit në Europë. Tani atë që çdo qytetar e ka ndjerë në kuletën e vet, në tavolinën e tyre, atë që çdo prind e di fare mirë mbi pamundësitë për të financuar veshmbathjet, e ushqimin, atë që pacientet e dinë s’e kur COVID i sëmurë, është pamundësi, pasi Rama nuk i’u përgjigjet njerëzve. Këtë realitet sot e keni të shpallur nga një nga institucionet e rëndësishme të botës, FMN. Një vend me dy paketa anemike, që nuk u disbursuan të plota. Kaq lekë ndau Edi Rama, ndërkohë që shqiptarëve iu mori 40 herë më shumë si taksa, tarifa. Ja ku është e vërteta e shpalosur. Ja ku është problemi dhe përgjegjësi për këtë problem është njerëzi që në kushtet e krizës, paratë i çon në afera korruptive. Mendja e një njeri normal do të donte që një kryeministër sado jo normal, të thoshte; kaq pak lekë sa iu kam dhënë qytetarëve, premtimet që iu dhashë, bonusin për mjekët, të paktën meqë po vjen viti i ri buxhetor të bëjë diçka. Ça ka bërë me buxhetin e ri?! 120 mln euro për koncensione. Ky është një njeri, i cili deri në ditën e fundit që të ketë pushtet, ka për të grabitur shqiptarët, edhe kur ju kushton atyre jetë njerëzish. Ky është mesazhi për projektbuxhetin e 2021.”, tha Basha.



Skip to toolbar