Kryedemokrati Lulzim Basha i është kthyer sërish temës së inceratorëve. Ndërsa publikon një video të tij në nëntor 2017, ku shprehet se projektet e inceneratorëve, janë zbuluar si projekte dhe afera korruptive dhe kriminale, Basha shkruan sot se koha iu dha të drejtë.
“Lufta kundër korrupsionit është jetike për Shqipërinë, pa rezultate konkrete kundër këtij armiku të mirëqenies së qytetarëve asgjë nuk mund të ndryshojë”- shkruan më tej Basha.
Postimi i plotë:
Lulzim Basha: Projektet e inceneratorëve, janë zbuluar si projekte dhe afera korruptive dhe kriminale . Pse e themi këtë? Për momentin ka 3 inceneratorë, apo projekte për inceneratorë, është ai i Elbasanit, është ai i Fierit dhe ai i Tiranës. Mediat kanë zbuluar tashmë dhe kanë vënë në dispozicion edhe dokumentet para publikut, sepse të treja kontrollohen nga i njëjti person, i cili shërben si figurim për të fshehur pronarët e vërtetë. Ndaj, thirrja ime është ndaj Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Prokurorisë, të nis menjëherë hetimin dhe të vërë pikat mbi i për ata të cilët po dëmtojnë shtetin publik të shqiptarëve nga njëra anë dhe po grabisin fondet shtetërore, fondet e taksapaguesve shqiptarë nga ana tjetër.
Edi Rama: E kam mbështetur këtë projekt që ditën e parë kur e kemi votuar në Këshillin e Ministrave. I jam shumë mirënjohës ministrave, Ministrit të Mjedisit dhe Ministrit të Financave që megjithëse është gjirokastrit, në këtë rast e zgjidhi deri në fund qesen.
Ky është ndryshimi që ndodh kur Partia Socialiste ka në dorë çelsat e shtëpisë.