Kryedemokrati, Lulzim Basha ka thirrur Kuvendin e Partisë Demokratike më 18 dhjetor. Ky vendim erdhi sot në mbledhjen e Kryesisë së PD-së.
“Për disa vendime të mijat, në pamje të parë, mund të duket se i turbullojnë demokratët, mund edhe tja arrini për një kohë të shkurtër, por demokratët kanë mencurinë për të dalluar të keqen nga e mira, për të dalluar ata që bëjnë sikur luftojnë, dhe ata që vërtetë janë në betejë me regjimin e Edi Ramës.
Cfare pune ka me PD, por nëse doni edhe me Sali Berishën:
Qifja, Suel cela, Rrahman Rraja, Tom Doshi
Shumë njerëz jo vetëm demokratët pyesin:
C’ne keta me Kuvendin e Partisë Demokratike?
Pse kaq të investuar këta për nje akt të tille?
Shpjegimi është i thjeshtë: Disa duan të jenë faktorë në PD dhe të vijojnë aferat e tyre korruptive e kriminale me PD-në siç kanë bërë e bëjnë me PS e Ramës.
Disa të tjerë, që presin të shpallen non grata, u intereson kjo perplasje per te mbrojtur veten e tyre.
Të gjithë këta që përmenda në një formë a tjetër janë njerëzit e Ramës, i shërbejnë vetëm Ramës, nuk vrasin mendjen as shqetësohen që demokratët janë pa bukë, janë nën presionin e pushtetit, janë papunë.
U ka shkelur syrin Rama të futen në betejë nën flamurin e Berishës per te percare PD dhe zgjatur jeten politike të Edi Ramës.
Kemi sakrifikuar shume per te mos e bere pis PD. Per ta mbajtur Partinë Demokratike të pastër nga krimi. Ska për të ndodhur as tani, as sot dhe as nesër.
Nuk do të ketë kuvend kombëtar të PD me 11 dhjetor
11 Dhjetorin nuk mund ta shndërrojë dot Sali Berisha, nga dita e lirisë, dita e demokratëve, dita e demokracisë, në ditën e bunkerizimit të PD, në ditën e izolimit të PD.
Ai dëshiron ta bëjë, sepse vetëm ashtu mendon se i shërben hallit të tij. Por detyra jonë është ti shërbëjmë hallit të demokratëve dhe jo hallit të Sali Berishës.
Partia Demokratike e Shqipërisë do të përqëndrohet tek ajo që kemi marrë përsipër: ti prijmë demokratët drejt qeverisjes së vendit, të mundim të vetmin kundështar që kemi Edi Ramën dhe të krijojmë një të ardhme për shqiptarët.
Për këtë arsye, për ti shërbyer demokratëve dhe jo hallit të Sali Berishës, i propozoj Kryesisë së Partisë Demokratike:
1. Thirjen e Kuvendit Kombetar me 18 dhjetor”- tha Basha.