Basha sulmon Berishën: S’ka lënë kryetar PD pa rrahur!

Më të fundit


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat sulmoi ashpër ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Ishte një spektakël i shëmtuar i të kaluarës, i asaj të kaluare që PD-ja ka vendosur ta lërë mbrapa. Shkaku i kësaj sjelljeje është se dje u mblodh Këshilli Kombëtar i partisë dhe u pasqyrua me transparencë.


Jemi shkëputur nga e kaluara e mashtrimeve apo e rrahjeve në sallat e këshillave kombëtarë, që ka qenë pjesa më e zezë e traditës së Sali Berishës si kryetar i PD-së. Nuk ka lënë ish-kryetar të Partisë Demokratike pa rrahur, pa i thyer dhëmbët apo pa e nxjerrë zvarrë nga mbledhjet.

Kjo e sotmja është shenjë e qartë e ndarjes së plotë e të pakthyeshme me Sali Berishën dhe me anën e tij të errët të historisë.Kemi folur boll për arritjet e PD, sot është koha të dënoj aktet e një njeriu marrëzia e të cilit nuk ka fund. Në përpjekjen për karshëllik ndaj SHBA, në egoizmin për të marrë peng, PD dhe demokratët, për të mbivendosur hallin e tij personal dhe të familjes së tij, familjes tonë politike.Por, sot nuk ka demokrat që nuk është i qartë. Në kulmin e dëshpërimit, Berisha ndërmori një akt që u kujtoi shqiptarëve skena të harruara nga pjesa më e hidhur e trashëgimisë së tij personale, që fatkeqësisht na faturohet edhe neve. Asnjë demokrat, asnjë anëtar i Kuvendit Kombëtar që do të mblidhet në 18 dhjetor, nuk do t’i nënshtrohet presioneve”, deklaroi Basha.




Skip to toolbar