Tashmë që Rithemelimi ka rënë në qetës, është partia e Lulzim Bashës që ka kthyer kaosin në Kuvend.
Lulzim Basha vetë ka zaptuar foltoren në seancën e sotme teksa ka kërkuar të flasë për herë të katërt brenda një ore.
Ndërkohë kryetarja e Kuvendit i ka kërkuar të lirojë foltoren disa herë dhe në fund ka vendosur ta përjashtojë nga salla.
“Zoti Basha ju dhashë tre herë fjalën dhe nuk iu përmbajtët pdocedurës. Po më detyroni t’ju përjashtoj nga salla. Ju lutem lironi sallën, jeni i përjashtuar” – tha Nikolla teksa ka kërkuar 5 minuta pushim.