Bashës “i qan shpirti” për të varfrit, paguante 3700 euro për resort kur ishte ministër

POLITIKË


Vetëm një ditë pasi dolën faturat që tregojnë se Lulzim Basha paguante 3700 euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë për katër net në një resort luksoz në Zvicër kur ishte ministër i Jashtëm, kreu i opozitës është kujtuar për të qarë hallet e të varfërve në Shqipëri.

“Varfëria, papunësia, mungesa e mundësive vijnë nga grabitja që po i bëhet Shqipërisë nga Edi Rama me një grusht klientësh. Paratë tuaja, paratë e shqiptarëve po i vjedh Edi Rama me familjen dhe miqtë e tij. Pasurohen të pushtetshmit dhe të pasurit, varfërohen njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur”, shprehet Basha në rrjetet sociale, ndërsa shton se miliardë euro janë abuzuar dhe shpërdoruar nga Edi Rama këto 6 vjet për tekat e tij në fasada dhe luks dhe shqiptarët nuk sigurojnë dot bukën e përditshme.

Megjithatë, ai harron të përmendë se vetë kur ka qenë ministër i jashtëm, pikërisht në janar 2009, ka shpenzuar mbi 3 mijë e 700 euro për katër net qëndrimi në një resort me pesë yje në Zvicër. Konkretisht, lideri i opozitës ka qenë në zonën turistike të Klostersit, në restorin e quajtur “Piz Buin”. Resorti me pesë yje ofron dhoma. Madje, ndërsa tregon abuzimet, Basha harron faktin që i shpëtoi akuzës për abuzimet në Rrugën e Kombit për dëmin shkaktuar buxhetit të shtetit.



Skip to toolbar