Kryeministri Edi Rama e ka nisur me optimizëm ditën e shtunë, duke postuar në rubrikën e tij “fjalët e shenjta” një thënie të Nënë Terëzës.
“Unë mund të bëj gjëra që ju s’i bëni dot. Ju gjëra që unë s’i bëj dot. Bashkë mund të bëjmë gjëra të mëdha”, është ky mesazhi i Shën Terezës, që është përzgjedhur nga kryeministri.
Rama zgjedh ta postojë mesazhin pikërisht në këto ditë kur më shumë se çdo gjë po diskutohet dhe po flitet për bashkëpunimin mes opozitës jashtëparlamentare dhe maxhorancës për reformën zgjedhore. Ky bashkëpunim u refuzua për gati 1 vit rresht dhe më në fund palët janë ulur në tryezë të përbashkët për të realizuar reformën zgjedhore. “Bashkë mund të bëjmë gjëra të mëdha”, shkruan kryeministri, i cili shpeshherë i përdor thëniet për të dhënë mesazhe.