Policia e Shtetit Shqiptar dhe autoritetet portugeze kanë rënë dakord për nisjen e një bashkëpunim në disa fusha me Qendrën e Analizës dhe Operacioneve Detare (MAOC), si dhe për forcimin e bashkëpunimit dypalësh me Policinë Gjyqësore të Portugalisë.
Ky bashkëpunim u bë në funksion të shkëmbimit të informacioneve dhe luftës kundër trafiqeve ndërkombëtare, veçanërisht atij të lëndëve narkotike.
Drejtues të lartë të Policisë gjatë vizitës në Qendrën e Analizës dhe Operacioneve Detare, u njohën nga afër me strukturën drejtuese dhe funksionimin operativ të kësaj qendre.
Kjo strukturë shumëkombëshe bashkon tetë shtete europiane dhe luan një rol thelbësor në koordinimin e operacioneve detare dhe ajrore kundër rrjeteve të krimit të organizuar, duke qenë një hallkë kyçe në luftën kundër trafikut ndërkombëtar të drogës
