Këshilli Bashkiak në Lezhë ka vendosur që të gjitha familjet që janë prekur nga tërmeti të përfitojnë qira 1-vjeçare sipas vlerës së tregut. Vendimi është marrë të premten, ndërsa efekti i tij nis që më 1 dhjetor.
Sipas vendimit të këshillit bashkiak, të gjitha familjet që kanë pasur dëme në banesat e tyre gjatë tërmetit të 26 nëntorit do të përfitojnë bonus qiraje sipas vlerës së tregut. Për apartamentet, 1+1, këshilli bashkiak ka vendosur që bonusi i qirasë të jetë 10 mijë lekë, për shtëpitë 2+1 14 mijë lekë dhe për 3+1 18 mijë lekë.
“Familjet që aplikojnë për përfitimin e pagesës së qirasë, sipas këtij vendimi në foto duhet të depozitojnë pranë Zyrës me Një Ndalesë në Bashkinë e Lezhës, formularin e aplikimit dhe aktin e konstatimit”, deklaron këshilli bashkiak.