Për analistin dhe gazetarin Adri Nurellari përveç faktorëve të jashtëm, zhgënjimi i brendshëm ka qenë një nga faktorët kryesorë në humbjen e thellë të LSDM-së. I ftuar në emisionin “Real Story”, Nurellari tha se Zaev erdhi në pushtet duke i dhënë jehonë një reforme që u krijua pas largimit të Gruevskit me idenë për të çuar para drejtësisë të korruptuarit por nuk ia doli.
“Ka elemetë të brendshme si shuarja e Prokurorisë Speciale sepse ajo ka qenë një reformë e cila ndërtoi një institucion të mbështetur nga jashtë me idenë e çuarjes para drejtësisë format e korrupsionit. Pati një dimension zhgënjimi të brendshëm edhe pse ka qenë edhe zhgënjimi nga keqadministrimi lokal. Opozita shqiptare ka marrë 30 mijë vota më pak se herën e kaluar. Fituesi më i madh është Bilal Kasemi, Besa. Alternativa shqiptare lë për të dëshiruar”- tha ai.
Për Arben Cekun hapsira që po lë Bashkimi Europian në Maqedoninë e Veriut ka bërë që për herë të parë në histori një lëvizje majtiste të jetë vendimtare në zgjedhje dhe të çojë në dobësimin e LSDM-së. Levica, një parti që ka si retorikë idetë e Marksit dhe Leninit sipas tij ka shkaktuar një tërmet në LSDM së bashku me VMRO-DPMNE-në.
“Partitë Shqiptare kanë ruajtuar një stabilitet përballë humbjes dhe dështimit të LSDM-së.Për herë të parë në Maqedoni ka ndodhur diçka për herë të parë me një lëvizje majtiste e cila ka hedhur në gjyq kryeministrin Zaev. Hapsirat e munguara të Bashkimit Europian është arritur të formohet një retorikë që ka në bazë Marksin dhe Leninin. Bashkimi i dy armiqëve të VMRO-së dhe Levicës kanë shkaktuar një tërmet në LSDM”- tha ai.