Batutat Rama-Veliaj për të prekurit e tërmetit: U tha u ly, u tha u vu! Bravo Lal!

POLITIKË


I njohur për batutat e tij në çdo vizitë në terren, nuk kanë munguar as ato mes Ramës e Veliajt gjatë menaxhimit të krizës në Tiranë. Të shtunën, Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj vizituan familjen Sina në Sauk, e cila ka përfituar bonusin e qirasë nga Bashkia e Tiranës, si familje e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë kësaj vizite, Kryeministri la edhe një porosi, rrethimin me kangjella të shkallëve dhe parvazit të shtëpisë, për të qenë e sigurt për më të vegjlit, të cilët sapo kishin hyrë në shtëpinë e re. Kujdesi për çdo detaj, nga qiratë 100% gjer tek banesat sociale, shpesh dhe me humor, ka dëshmuar një menaxhim si kurrë më parë të situatës pas fatkeqësisë.

Menjëherë, punonjësit e ndërmarrjeve bashkiake morën masat dhe kangjellat u vendosën dhe u lyen. Lajmin e ka bërë të ditur vet kryeministri Edi Rama, i cili sërish me humor, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale publikoi dhe foton përkatëse, ndërsa shkruante: “U tha u ly, u tha u vu. Bravo Lal!”

Më herët, Rama vizitoi një tjetër familje, ku kërkoi që të lyhej shkalla e pallatit dhe menjëherë pas kërkesë së Kryeministrit, Administratori dërgoi punonjësit për lyerjen e saj.



Skip to toolbar